×

Procedurat e pranimit të kandidatëve nga Republika e Kosovës, kandidatëve me origjinë shqiptare nga Maqedonia, Mali i Zi, Presheva, Medvegja dhe Bujanovci

Programet e studimit të ciklit të parë dhe në programet e integruara të ciklit të dytë viti akademik 2021-2022.


Procedurat e pranimit të kandidatëve nga Republika e Kosovës, kandidatëve me origjinë shqiptare nga Maqedonia, Mali i Zi, Presheva, Medvegja dhe Bujanovci në programet e studimit të ciklit të parë dhe në programet e integruara të ciklit të dytë viti akademik 2021-2022.

Kandidatët duhet të kenë përfunduar arsimin e mesëm dhe të plotësojnë kriteret e mëposhtme:

  • të jenë pajisur me dokumentacionin ligjor të përfundimit të arsimit të mesëm;
  • të plotësojnë kriterin e notës mesatare të përcaktuar me vendim të Këshillit të Ministrave (VKM) nr. 436, datë 03/06/2020, e ndryshuar me VKM nr.46, datë 27/01/2021 të Republikës së Shqipërisë për vitin akademik 2021-2022, sipas të cilit nota mesatare duhet të jetë e barabartë ose më e madhe se 6.5 (referuar sistemit arsimor shqiptar);
  • nuk mund të regjistrohen për të ndjekur njëkohësisht më shumë se një program studimi në të njëjtin vit akademik, në universite publike dhe/ose jopublike, shqiptare dhe/ose të huaja;
  • duhet të kryejnë procedurën e njëvlershmërisë së diplomës së shkollës së mesme pranë Qendrës së Shërbimeve Arsimore të Republikës së Shqipërisë.

Sipas Udhëzimit Nr. 10 dt. 15/05/2019 të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe në përputhje me Urdhërin e përbashkët Nr. 6, dt. 25/06/2021, kandidatët nga Republika e Kosovës dhe kandidatët me origjinë shqiptare nga Maqedonia, Mali i Zi, Presheva, Medvegja dhe Bujanovci aplikojnë pranë Universitetit Katolik ‘’Zoja e Këshillit të Mirë’’ në datat 2 deri në 13 Shtator 2021.

Për të aplikuar kandidatët dorëzojnë dokumentacionin e mëposhtëm:

  1. Kopje të noterizuar të dokumentit të njëvlefshmërisë të diplomës së shkollës së mesme të lëshuar nga Qendra e Shërbimeve Arsimore që vërteton se diploma e arsimit të mesëm është njohur;
  2. Kopje të noterizuar në Republikën e Shqipërisë (dhe e përkthyer në gjuhën shqipe nëse është lëshuar në gjuhë të huaj), të diplomës së Maturës Shtetërore së bashku me certifikatën e notave;
  3. Kopje e dokumentit të identifikimit (kartë identiteti/pasaportë);
  4. 2 foto format dokumenti
  5. Shtojcat që shoqërojnë Udhëzimin nr. 10 dt 15/05/2019.

Duke marrë parasysh numrin e kufizuar të kuotave për këtë kategori kandidatësh, aplikuesit mund t’i nënshtrohen seleksionimit në datën 16 Shtator 2021 sipas programeve të studimit për të cilat kanë aplikuar:

- Për programet e studimit të Fakultetit të Mjekësisë, seleksionimi konsiston në një vlerësim të kombinuar të rezultateve të shkollës së mesme, njohurive të gjuhës italiane dhe njohurive në Shkencat Natyrore (Biologji, Fizikë, Kimi e Matematikë) në gjuhën italiane.

- Për programin e studimit në Arkitekturë, përzgjedhja e kandidatëve do të bëhet nëpërmjet kritereve të mëposhtme:

  • Testim me shkrim, në gjuhën italiane, i organizuar në formë pyetjesh me alternativa, për të vlerësuar njohuritë e kandidatit mbi kulturën e përgjithshme;
  • Nota mesatare e përgjithshme e shkollës së mesme.

Nuk do të zhvillohen testime pranimi për kandidatët që aplikojnë për programet e studimit në Ekonomi Ndërmarrjeje dhe Farmaci. Për këto programe studimi renditja e kandidatëve do bëhet sipas mesatares së përgjithshme të shkollës së mesme.

Për degën e Farmacisë, pas regjistrimit do të kryhet edhe një testim i njohurive të përgjithshme, i cili nuk do të ndikojë në renditjen e kandidatëve, pasi renditja do të bëhet në bazë të notës mesatares së përgjithshme të shkollës së mesme.

Kuotat e pranimit në programet e studimit të ciklit të parë dhe programet e integruara të ciklit të dytë për kandidatë nga Republika e Kosovës, kandidatëve me origjinë shqiptare nga Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Presheva, Bujanovci, Medvegja i gjeni ne tabelën e mëposhtme:

Programi i studimit

Kuotat e pranimit

Ekonomi Ndërmarrjeje

5

Infermieristikë

2

Fisioterapi

2

Mjekësi

5

Odontoiatri dhe Proteza Dentare

5

Farmaci

3

Arkitekturë

5

Na ndiqni