×

Profilaksia nga parandalimi tradicional deri tek Covid-19

...


Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, Selia Elbasan, organizon seminarin ndëruniversitar të titulluar “Profilaksia nga parandalimi tradicional deri tek Covid-19”.

Aktiviteti formativ do të zhvillohet në bashkëpunim me Universitetin e Studimeve të Romës "Tor Vergata" dhe Institutin Scudi të San Martino-s.

Relatorë të seminarit janë profesorët: Serena Petrillo, Ferruccio Canali, Virgilio Galati, Marco Zanasi, Maurizio Musolino, të cilët do të diskutojnë mbi përhapjen e sëmundjeve infektive dhe metodat që duhet të vihen në zbatim për të kufizuar përhapjen e tyre.

Aktiviteti do të mbahet në datën 18 maj 2021, ora 09:30, në Google Meet: meet.google.com/yfm-sypb-pyk.


Na ndiqni