×

Brezi i ri i infermierëve dhe fizioterapistëve UKZKM gati për tregun e punës.

...


Diplomime dhe provime shteti. Kjo javë në Universitetin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” ka qenë vendimtare për studentët.

Në datën 10 maj 2021, studentët e programeve bachelor në Infermieristikë dhe Fizioterapi iu nënshtruan provimit të shtetit për liçensimin profesional, i cili u vlen për të ushtruar profesionin në Shqipëri, në Itali dhe rrjedhimisht në të gjithë Bashkimin Europian. Dy ditë më pas, studentët diskutuan online temat e diplomës përara komisionit. Anëtarë të komisionit të diplomimit, të kryesuar nga Dekani i Fakultetit të Mjekësisë Prof. Arcudi, ishin edhe përfaqësuesit e Ministrisë së Shëndetësisë dhe të Arsimit të Italisë, përfaqësues të Urdhrit të Infermierit dhe Fizioterapistit të të dy shteteve.

Në të njëjtën ditë, disktuan temat e diplomës edhe studentët e ciklit Master në Shkencat Infermieristike dhe Obstetrike dhe në Shkencat Rehabilituese dhe të Profesioneve Shëndetësore.

I urojmë të diplomuarëve suksese në rrugëtimin profesional! 


Na ndiqni