×

Kongresi X DILLE: “Gjuhët, territoret dhe kontekstet : politikat gjuhësore-arsimore sot” në Tiranë

Çdo gjuhë është një kufi që bashkon dhe nuk ndan, kështu e nisi mirëseardhjen e saj Prof. Natalina Hoti Drejtoreshë e Qendrës Universitare të Gjuhëve "Zoja e Këshillit të Mirë" pranë UKZKM ndërsa hapi punimet e Kongresit të Dhjetë të DILLE (Agjensisë Italiane të Mësimdhënies dhe Gjuhësisë Arsimore) që u mbaj për tre ditë në Aula Magna në Kampusin Universitar ZKM në Tiranë. Të ftuar të shumtë dhe akademikë shkëmbyen përvoja, ide, kontribute duke dhënë një shërbim të shkëlqyer në edukimin e brezave të rinj për gjuhën, këtë pasuri të madhe të njerëzimit.

Presidenti i Fondacionit Zoja e Këshillit të Mirë fr. Ruggero Valentini tha gjatë mirëseardhjes së tij se shembulli ynë, i UKZKM në Shqipëri ka dhënë kaq shumë për studentët shqiptarë dhe italianë, madje duke u ofruar studentëve shqiptarë një diplomë evropiane edhe pse Shqipëria nuk është pjesv e BE-së.
Ky kongres, tha Presidenti Valentini vjen në mënyrë natyrale në këtë organizim për shkak të këtyre lidhjeve, bashkëveprimeve mes Italisë dhe Shqipërisë që njohin vetëm rritje të qëndrueshme.
Me temën gjuhët, territore dhe kontekste, politikat gjuhësore-edukative sot, tha Presidenti i Fondacionit ZKM duhet të vlerësojmë drejt lidhjen që krijohet mes territorit dhe gjuhëve.
Episodi biblik tregoi ai i Kullës së Babelit sjell në vëmendje dhuratën e Zotit që njerëzve në atë kullë u dha gjuhë të ndryshme si mundësi për t'u kuptuar e për të dialoguar. Ndaj gjuhët, sipas fr. Ruggero Valentini duhet të jenë mjet për të promovuar dhe mbrojtur komunikimin, dialogun.
Rektori i UKZKM Prof. Leonardo Palombi në një lidhje virtuale përshëndeti përfaqësuesit e Ambasadës Italiane në këtë takim dhe miqtë e shumtë duke sjellë në vëmendje momentin historik kur zhvillohet ky takim me themel gjuhësor. Jetojmë në një botë dinamike, tha Rektori ku mijëra njerëz ende nuk e kanë mundësinë të komunikojnë gjerësisht për shkak të mungesës së teknologjisë së komunikimit, ndaj vëmendja që sjell ky takim për edukimin me politika gjuhësore është mundësi që duhet të promovohet. "Shumë mendojnë se gjuhët janë pengesë, në fakt jo, sepse duke menduar për diversitetin mes nesh sjellim gjithëpërfshirje dhe mundësi për të gjithë", tha Prof. Leonardo Palombi, duke shtuar se politikat efikase gjuhësore japin më shumë shanse për kulturë, punësim, dhe konkurencë. Në takim përshëndeti edhe Sergio Alias Sekretar i parë i Ambasadës Italiane në Shqipëri, i cili përgëzoi UKZKM për këtë organizim që i bashkon të gjithë në Shqipëri, në këtë vend që siç tha Z. Alias gëzon mbështjen e Italisë. "Kemi kaq shumë lidhje në Shqipëri ku gjuha italiane është gjerësisht e përhapur dhe e folur", tha Alias. Sipas tij gjuha italiane ka qenë një urë që ka krijuar këtë marrëdhenie kaq speciale mes Shqipërisë dhe Italisë që e jetuam edhe në vitet `90 kur shqiptarët erdhën në Itali me një njohje të thellë të italishtes që e kishin mësuar thjesht nga televizioni dhe kjo ishte befasuese.

Follow us