×

takim me studentët e Infermierisë

...


Zyra e Këshillimit të Karrierës, në bashkëpunim me Qendrën e Gjuhëve të Universitetit Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë", organizuan një takim me të diplomuarit dhe studentët e vitit të fundit të Infermierisë ku paraqitën ofertën e punës në strukturën e spitalit Amalie Sieveking, Gjermani . 

Ky takim u mundësua falë bashkëpunimit të mirë që Zyra e Këshillimit të Karrierës ka me agjencinë e punësimit HOLALEMANIA. Në të njëjtën ditë, u zhvilluan edhe intervistat me kandidatët që shprehën interesin për të punuar në Gjermani, në spitalin “Amalie Sieveking”, i cili mbulon shpenzimet e mësimit të gjuhës gjermane në bashkëpunim me Qendrën Gjuhëve të Universitetit.

#une_zgjedh_ukzkm #education #infermieri_ukzkm  #nje_hap_drejt_evropes


Na ndiqni