×

Në bashkëpunim me gjimnazin Qemal Stafa në Tiranë dhe psikologen e kësaj shkolle, patëm një takim me një grup nxënësish dhe maturantësh

...


Për të rritur ndërgjegjësimin dhe mirëkuptimin e nxënësve dhe publikut mbi rëndësinë që ka arsimi gjithëpërfshirës në shoqëri e në të gjitha ciklet shkollore, përfshirë atë universitar, në bashkëpunim me gjimnazin Qemal Stafa në Tiranë dhe psikologen e kësaj shkolle, patëm një takim me një grup nxënësish dhe maturantësh. Ne ishim të lumtur dhe entuziastë që ndamë me ta pikëpamjet dhe opinionet mbi sfidat e ndryshme me të cilat përballen nxënësit me aftësi të kufizuara e vështirësi në mësimnxënie dhe u prezantuam atyre projektin IDEA, të bashkëfinancuar nga programi Erasmus + i BE-së. IDEA synon të përmirësojë aksesin dhe të krijojë kushte mësimi gjithëpërfshirës në universitetet shqiptare dhe ato të Ballkanit.


Na ndiqni