×

Gjergji Merja - Alumni UKZKM

unësimi i mjekëve shqiptarë në Europë është kthyer në një trend, vitet e fundit. Ndryshe nga ata që kanë dëshirën të kontribuojnë në sistemin shqiptar të shëndetësisë, pjesa tjetër e të diplomuarve në të gjitha fushat mjekësore shohin vendet e Bashkimit Europian si destinacionin e duhur.


Punësimi i mjekëve shqiptarë në Europë është kthyer në një trend, vitet e fundit. Ndryshe nga ata që kanë dëshirën të kontribuojnë në sistemin shqiptar të shëndetësisë, pjesa tjetër e të diplomuarve në të gjitha fushat mjekësore shohin vendet e Bashkimit Europian si destinacionin e duhur. Por, cila është përparësia e mjekëve shqiptarë të diplomuar pranë Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” në krahasim me të diplomuarit e tjerë? Përgjigjen na e jep Gjergji Merja, i diplomuar në degën e Mjekësisë në vitin 2014, pranë Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”. Ai aktualisht punon në spitalin St. Vinzenz në qytetin Dinslaken, Gjermani, ku po kryen edhe specializimin në Psikiatri dhe Neurologji.

“Të diplomuarit në Universitetin Katolik ZKM, nuk e kryejnë provimin e mjekësisë kur vijnë në Gjermani, por vetëm testimin e gjuhës gjermane. Kjo falë diplomës europiane që merret në përfundim të studimeve – thotë Gjergji. Për mua ka qenë një eksperiencë shumë e mirë dhe mendoj se ka qenë zgjedhja e duhur. Diploma dhe liçenca italiane që m’u mundësua pas mbarimit të studimeve në UKZKM, bëri realitet dhe më lehtësoi marrjen e liçencës gjermane të ushtrimit të profesionit të mjekut, thjesht duke kaluar testin e gjuhës mjekësore (fachsprachprüfung)”.

Së bashku me kolegen e tij, mjeken Marsela Ceno, Gjergji Merja ka themeluar më 16 shkurt 2019, Shoqatën e Mjekëve Shqiptarë në Gjermani, e regjistruar zyrtarisht në Regjistrin Juridik të Shoqatave Gjermane.

“Shoqata, ka detyrë kryesore t’u vijë në ndihmë mjekëve dhe infermierëve nga trevat shqiptare lidhur me proçeduarat e njehsimit të diplomës, ndihmë që të diplomuarve në Universitetin Katolik ZKM nuk u nevojitet. Gjithashtu ndajmë njohuritë dhe eksperiencën tonë me këdo që ka nevojë".

Sipas Dhomës Gjermane të Mjekëve (Bundesärztekammer), rreth 650 mjekë shqiptarë janë pajisur me liçencë gjermane të ushtrimit të profesionit.


Na ndiqni