×

Formim europian për infermierët dhe fizioterapistët UKZKM.

...


Ofertat e punës për infermierë dhe fizioterapistë vijnë që në prag të diplomimit për studentët e UKZKM. Qendra të mëdha spitalore dhe klinika në Shqipëri dhe në vende të ndryshme të botës prej vitesh tanimë përzgjedhin me përparësi të diplomuarit e Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, falë formimit europian dhe diplomës së përbashkët europiane të lëshuar nga Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë dhe Universiteti “Tor Vergata” i Romës.

Maturantët mund të zgjedhin t’i vijojnë studimet për Infermieri në Universitetin Katolik ZKM Tiranë, ashtu edhe pranë filialit të universitetit në Elbasan.
Me një kohëzgjatje prej 3 vitesh akademike, objektivi kryesor i programit të studimit Bachelor në Infermieri, është përgatitja e shkëlqyer teorike dhe praktike e infermierëve të ardhshëm. Leksionet zhvillohen me materiale mësimore bashkëkohore dhe me mjete telematike dhe audiovizive të përparuara.

Studentët praktikojnë teknika simulimi mbi manekinë dhe duke përdorur shërbime të tjera didaktike dhe elektromjekësore.

Edhe programi i studimit në Fizioterapi ka kohëzgjatje prej 3 vitesh akademike.

Që në vit të parë, studenti kryen praktikë klinike pranë spitaleve, poliambulancave, Qendrës së Mjekësisë Sportive dhe Rehabilitimit të Kompleksit tonë spitalor-universitar, ose pranë shërbimeve rehabilituese spitalore etj.

 


Seguici su