Nën drejtimin e profesorëve tanë të Arkitekturës në UKZKM të rinjtë e apasionuar pas artit të konceptimit dhe konstruksionit mund të provojnë gjatë pranverës në praktikë teknikat profesionale të arkitektëve. Këtë vit kemi zgjedhur një nga veprat ikonike të arkitektëve gjermanë, të cilët i kanë dhuruar botës së qytetëruar një nga projektet më të thjeshta arkitekturore në dukje dhe më të plota e të thella në të njëjtën kohë nga pikëpamja sociale dhe kulturore. E nisëm nga Parku i madh i Liqenit të Tiranës në bashkëpusnim me Agjensinë e Parqeve dhe Rekreacionit duke ndarë me shumë kënaqësi një përvojë të re bashkëpunimi. Në skenën e Amfiteatrit të Liqenit u bënë bashkë dëshira për të mësuar dhe angazhimi i profesorëve të arkitekturës në UKZKM. Të ftojmë të bëhesh pjesë e këtij projekti inovativ dhe rinor, i cili i jep përgjigje edhe pyetjes pse duhet të studiosh arkitekturë. Pavijoni Gjerman i njohur ndryshe si Pavijoni i Barcelonës u ngrit në vitin 1929 dhe maketin e tij do ta çojmë gjatë pranverës në disa qytete duke e ndarë rindërtimin e tij në miniaturë me të rinj dhe maturantë që duan të studiojnë arkitekturë.