×

Bashkëpunim shkencor Shqipëri–Kosovë për trajtimin e paralizës cerebrale tek fëmijët

Në kuadër të projektit “Terapia farmakologjike, trajtimi fizioterapeutik dhe përfitimet e rehabilitimit me hidroterapi tek fëmijët me paralizë cerebrale infantile”, i financuar nga Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit dhe i realizuar si pjesë e bashkëpunimit dypalësh ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës në fushën e arsimit dhe shkencës, stafi i Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” zhvilloi një vizitë në Universitetin “Fehmi Agani” të Gjakovës në nëntor 2025.

Delegacioni: Prof. Asoc. Malvina Hoxha, PhD Enkeleda Gjini dhe PhD Emanuela Prendi u prit nga Zëvëndës Rektorja e Universitetit të Gjakovës, Dafine Kamberi, Dekani i Fakultetit të Mjekësisë, Prof. Dr. Haxhi Kamberi, si dhe Prof. As. Arben Boshnjaku. Gjatë takimit, ekipi i projektit prezantoi dhe diskutoi rezultatet aktuale të studimeve të kryera, duke evidentuar të dhënat paraprake, ndikimin e ndërhyrjeve fizioterapeutike, si dhe të dhënat e reja që po dalin nga vlerësimet e trajtimeve farmakologjike. U përcaktuan gjithashtu hapat e mëtejshëm drejt diseminimit të rezultateve të kërkimit në të dy vendet.

Koordinatorët e projektit, Prof. Asoc. Malvina Hoxha (Shqipëri) dhe Prof. As. Arben Boshnjaku (Kosovë), planifikuan aktivitetet e ardhshme dhe nismat bashkëpunuese në kuadër të projektit.
 
Na ndiqni