×

Çmimi i parë i Paqes në Shqipëri ndahet në Universitetin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”

Paqja i bëri bashkë të gjithë në Universitetin Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë" ndërsa për herë të parë me inisiativën dhe mbështetjen e jashtëzakonshme të Fondacionit Zoja e Këshillit të Mirë u dha Çmimi i Paqes në Shqipëri.


Paqja i bëri bashkë të gjithë në Universitetin Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë" ndërsa për herë të parë me inisiativën dhe mbështetjen e jashtëzakonshme të Fondacionit Zoja e Këshillit të Mirë u dha Çmimi i Paqes në Shqipëri.

Siç tha edhe Presidenti i Fondacionit ZKM fr. Ruggero Valentini është domethënëse sot në kohët e trazuara që jetojmë të flasim për paqen dhe një çmim për këtë moment.

Duke u uruar mirëseardhjen shumë autoriteteve të larta fetare dhe akademike Presidenti i ZKM i dha udhë një ceremonie të veçantë që kulmoi me dhënien e Çmimit të Paqes për herë të parë për Nihad Suljić me motivacionin për angazhimin e tij të vazhdueshëm humanitar dhe kontributin e tij në komunitet për paqen sociale...” si edhe për “The joint History Books project” me motivacionin për punën e tyre afatgjatë edukative që promovon mirëkuptimin dhe pajtimin reciprok.

Në takimin ndërkombëtar që u moderua nga Drejtori i CESPIC Prof. Raul Caruso morën pjesë S.E.M Mirosław Adamczyk, Nunci Apostolik në Shqipëri, Arqipeshkvi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë Mons. Arjan Dodaj, Hirësia e tij, Mitropoliti i Beratit, Vlorës dhe Kaninës, z. Asti, Dr. Luisa Chiodi Drejtoreshë e Observatorit te Ballkanit (Osservatorio Balcani Caucaso Transeuropa / CCT ), Prof. Alessandro Saggioro Universiteti Sapienza i Romës, Roberto Lupi President i Institutit të Skudeve të Shën Martinit të Firences etj.

Takimi ndërkombëtar vlerësoi rolin e madh që luajnë përpjekjet për paqe në botën e sotme dhe frymëzimin që vjen nga shembuj si Nihad apo projekti i librave për të edukuar brezin e ri me tolerancë, bashkëjetesë dhe domosdoshmërinë e qasjes paqësore ndaj vështirësive e sfidave.


Na ndiqni