Kategoria e Lajmeve të Universitetit

Kategoria e lajmeve të universitetit


prunela e klara 1.jpg

Erasmus+ International Mobility, Prunela Polici & Klarita Marga

Në periudhën nga data 12 deri më 16 maj 2025, në kuadër të projektit Erasmus+, specifikisht të Mobilitetit Nderkombetar të stafit akademik dhe administrativ, Dr. Prunela Poliçi dhe Klarita Marga u pritën nga Fakulteti i Mjekësisë së Universitetit të Romës Tor Vergata me qëllim shkëmbimin e përvojës me këtë realitet europian.

| By: Ildrina Pacani

Photo Collage.png

Dr. Bianka Hoxha zhvillon leksione ndërdisiplinore në Universitetin e Urbinos në kuadër të mobilitetit Erasmus+ KA171

Në kuadër të programit Erasmus+ KA171 për mobilitetin e stafit, midis Universitetit të Urbino Carlo Bo dhe Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, nga data 19 deri më 23 maj 2025, Dr. Bianka Hoxha mbajti një cikël leksionesh në Fakultetin e Farmacisë – Departamenti i Shkencave Biomolekulare, duke angazhuar si studentë të Fakultetit të Farmacisë ashtu edhe doktorantë të regjistruar në programin e Doktoratës në Shkencat Bio-mjekësore dhe të Shëndetit.

| By: Ildrina Pacani

Silvi 1.jpg

Prof. Silvi Bozo ndan ekspertizën për rezistencën ndaj antibiotikëve në Universitetin e Parmës përmes mobilitetit Erasmus+

Prof. Asc. Silvi Bozo, Drejtuese e Departamentit të Teknologjive Kimiko-Farmaceutike dhe Biomolekulare në Fakultetin e Farmacisë, mori pjesë në programin Staff Mobility të Erasmus për Mësimdhënie (KA171), i mbajtur nga data 26 deri më 30 maj 2025, në Universitetin e Parmës. Gjatë këtij shkëmbimi akademik, ajo ndau ekspertizën e saj me doktorantët e Programit të Doktoratës në Shkenca Farmaceutike, si dhe me studentë nga Fakulteti pritës i Farmacisë, duke mbajtur leksione mbi çështje kyçe që kanë të bëjnë me përdorimin e antibiotikëve.

| By: Ildrina Pacani

1830cf80-fdba-43af-9352-c08033d6149f.jpeg

UKZKM fiton financim për dy projekte kombëtare kërkimore nga AKKSHI: Ruajtja e Trashëgimisë Kulturore dhe Mikotoksinat në Pacientët Onkologjikë

Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” ka kënaqësinë të ndajë me komunitetin akademik dhe publikun lajmin e përzgjedhjes për financim të dy projekteve kombëtare për kërkim e zhvillim, të udhëhequra nga Dr. Andia Guga, Departamenti i Arkitekturës dhe Dr. Elisa Domi, Departamenti për Vlerësimin Kimiko-Toksikologjik dhe Farmakologjik të Barnave, në kuadër të thirrjes së Agjencisë Kombëtare të Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit (AKKSHI).

| By: Ildrina Pacani

FullSizeRender.jpeg

Dr. Bianka Hoxha në Universitetin e Urbinos: Integrimi i Biokimisë, Shëndetit Publik dhe Edukimit përmes Erasmus+ KA171

“Në kuadër të programit Erasmus+ KA171 për mobilitetin e stafit , ndërmjet Universitetit të Urbinos “Carlo Bo” dhe Universitetit Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë", nga data 19 deri më 23 maj 2025, Dr. Bianka Hoxha mbajti një cikël leksionesh në Fakultetin e Farmacisë – Departamenti i Shkencave Biomolekulare, duke angazhuar si studentët e Fakultetit të Farmacisë ashtu edhe doktorantët e regjistruar në programin e doktoratës në Shkenca Biomjekësore dhe ato të Shëndetit.

| By: Ildrina Pacani