×

Mirëpresim Studentët e Ardhshëm: Maturantët Vizitojnë Kampusin tonë Universitar

Sot patëm kënaqësinë të prisnim maturantët e Shkollës së Mesme “Don Bosko”. Ata janë drejt fundit të ciklit parauniversitar dhe na vizituan për t’u njohur me Kampusin tonë në Universitetin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”.


Sot patëm kënaqësinë të prisnim maturantët e Shkollës së Mesme “Don Bosko”. Ata janë drejt fundit të ciklit parauniversitar dhe na vizituan për t’u njohur me Kampusin tonë në Universitetin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”. Maturantët u njohën me ambientet mësimore, edukative dhe çlodhëse që janë të shumta dhe krijuese. Kampusi ynë ka në përbërje një sërë laboratoresh mësimorë që janë të dedikuar për çdo program studimi. Administratorja e UKZKM, Evis Karandrea u uroi mirëseardhjen miqve tanë të rinj, ndërsa profesoret, koordinatorët dhe stafi mbështetës, shoqëruan gjimnazistët në udhëtimin e tyre të parë studentor, duke marrë vlerësime prej maturantëve për hapësirën profesionale dhe premtuese që ofron UKZKM. Interesi i tyre u shfaq në të gjitha programet e studimit që Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” ofron edhe për vitin e ri akademik 2024-2025, bashkë me avanthazhet e krijuara për maturantët në 20 vjetorin e krijimit të UKZKM. Miqtë tanë vizituan hapsësirat e dedikuara për programet e studimit në Arkitekturë, Ekonomi Fizioterapi, Farmaci, Fisioterapi, Infermieri, Odontoiatri dhe Proteza Dentare dhe Mjekësi, të shoqëruar nga koordinatorët e programeve përkatëse. Një ndalesë u krye edhe në Spitalin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”.

Ju faleminderit të dashur maturantë! Ju presim në nisje të një viti të ri!


Na ndiqni