×

20 Vjet Fakulteti i Farmacisë – Një Rrugëtim Ekselence dhe Bashkëpunimi

Më 28 janar 2026 në Aula Magna Fondacioni “Zoja e Këshillit të Mirë” kremton një ditë të veçantë.


Më 28 janar 2026 në Aula Magna Fondacioni “Zoja e Këshillit të Mirë” kremton një ditë të veçantë.

Prej orës 10:00 do të festohet 20-vjetori i Fakultetit të Farmacisë të Universitetit Katolik të Tiranës simbol i njëzet viteve angazhim, përkushtim dhe inovacion në fushën e arsimit dhe kërkimit farmaceutik.

Një rrugëtim i ndërtuar përmes bashkëpunimeve të rëndësishme, fillimisht me Universitetin e Milanos dhe më pas me Universitetin e Barit, i cili ka bërë të mundur formimin e brezave të profesionistëve të kualifikuar, të gatshëm të kontribuojnë në përparimin e shkencës dhe të shëndetësisë në Shqipëri dhe më gjerë.

Në këtë ditë po ashtu do të zyrtarizohet një bashkëpunim i ri ndërmjet Spitalit Katolik Zoja e Këshillit të Mirë të Tiranës dhe Spitalit Pediatrik “Bambino Gesù” të Romës, i cili synon forcimin e sektorit pediatrik përmes projekteve inovative, kërkimit të përbashkët dhe shkëmbimit të ekspertizës, me qëllim përmirësimin e kujdesit ndaj pacientëve të vegjël dhe formimin e profesionistëve të ardhshëm.


Na ndiqni