Fakulteti i Shkencave të Aplikuara në Universitetin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” promovon Talks@UNIZKM_2025, një cikël konferencash ndërkombëtare të dedikuara arkitekturës italiane bashkëkohore, me synimin për të nxitur një debat kritik dhe ndërdisiplinor.
Takimi i tretë do të zhvillohet më 14 tetor 2025, në orën 16:00, në sallën B104 të Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, me pjesëmarrjen e arkitektëve dhe profesorëve të Universitetit “La Sapienza” të Romës, Prof. Ark. Pisana Posocco dhe Prof. Ark. Filippo Lambertucci, të cilët do të referojnë në konferencën me titullin "Spazi per il Sacro".
Ky aktivitet është pjesë e iniciativave të organizuara në kuadër të dhjetëvjetorit të themelimit të Fakultetit të Shkencave të Aplikuara në Universitetin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, në bashkëpunim me Universitetin e Firences.