×

Open Day - 18 prill 2026

Date
Start at
End at
Address
Unizkm

Open Day është një nga ditët me të rëndësishme për Universitetin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” sepse në këtë ditë bëhen bashkë dy momente domethënëse për UKZKM.


Open Day është një nga ditët me të rëndësishme për Universitetin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” sepse në këtë ditë bëhen bashkë dy momente domethënëse për UKZKM.

Momenti i parë lidhet me konfirmimin e interesit të lartë që maturantët kanë për programet tona cilësore të studimit ndaj edhe na vizitojnë masivisht në Open Day dhe kjo është një arritje për stafin tonë. Momenti i dytë lidhet me aftësinë për të qenë edhe këtë vit po aq shterrues në prezantimin e Kampusit ZKM, i cili do të bëhet jo vetëm shtëpia e dytë për studentët e ardhshëm, por do të jetë një pol komunikimi edhe ndërkombëtar për të rinjtë.

Ndaj më 18 prill ftojmë në Kampusin tonë universitar të rinj dhe prindër që së bashku të takojnë koordinatorë, profesorë, studentë që janë aktualisht në UKZKM, ekipin mbështetës akademik që do të jenë të shtunën e 18 prillit udhërrëfyesit e një bote që e kupton vetëm po ta shohësh me sytë e tu.

Shënoje datën 18 prill 2026 sepse duke nisur nga ora 09.00 e mëngjesit UKZKM do të hapë dyert për të gjithë të rinjtë që dëshirojnë të zgjedhin një të ardhme arsimore të sigurtë, profesionale me standard evropiane që janë të çertifikuara prej më shumë se 20 vitesh.

Nuk jemi të vetmit, por jemi më të mirët!


Follow us