×

Gjatë javëve 9-13 maj dhe 23-28 maj, staf nga UKZKM morën pjësë në aktivitete mësimdhënieje e trajnimi pranë Universitetit Tor Vergata në Romë.

Data
Fillon në
Mbaron në
Adresa
Unizkm

...


Gjatë javëve 9-13 maj dhe 23-28 maj, staf nga UKZKM morën pjësë në aktivitete mësimdhënieje e trajnimi pranë Universitetit Tor Vergata në Romë.

Dr. Pranvera Dragusha nga Departamenti I Shkencave Biomjekësore, zhvilloi leksionë të mjekësisë interne me studentë të Fakultetit të Mjekësisë.

Mimoza Agastra, përgjegjëse e bibliotekës “F. Paolo Ruatti” mori pjesë në aktivitete trajnuese pranë bibliotekës së UTV të cilat konsistuan në shkëmbimin e përvojave e strategjive, përmirësimin e shërbimeve ekzistente dhe në përpjekjet për ofrimin shërbimeve të reja për studentët dhe stafin.

Dr. Emanuela Prendi, koordinatore e programit të studimit në Fizioterapi e Shkenca të Rihabilititmit të profesioneve shëndetësore, ndoqi aktivitete trajnuese mbi metodologjitë kualitative të kërkimit shkencor të aplikueshme në kontekstin profesional klinik, didaktik dhe organizativ. Ajo mori pjesë gjithashtu në konferencën “Akreditimi I programeve të studimit” të organizuar nga Fakulteti I Mjekësisë si edhe zhvilloi takime me stafin pedagogjik, teknik e administrativ.


Na ndiqni