×

Konkurs për Maturantë 2022

Data
Fillon në
Mbaron në
Adresa
Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”

Konkurs për Maturantë 2022


Të dashur maturantë!

Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” shpall konkursin mbarëkombëtar në të cilin mund të merrni pjesë nga dt. 17 janar deri më dt. 10 prill 2022.

60 fitues në rang kombëtar do të përzgjidhen nga komisionet e vlerësimit për çdo program studimi.

Çdo fitues do të përfitojë 30% ulje mbi tarifën e studimit për vitin akademik 2022-2023.

Ju mund të merrni pjesë në konkurs duke paraqitur punimin tuaj mbi temën e dëshiruar për çdo program studimi:

Arkitekturë: “Tirana, kryeqyteti europian i rinisë 2022”

Ekonomi: “Korrupsioni pengesë e zhvillimit”

Farmaci: “Rëndësia e ilaçeve në situatë Pandemie”

Fizioterapi: “Fizioterapia post Covid-19”

Infermieri: “Cilën mënyrë përkujdesje do të donit të kishit në përfundim të Pandemisë”

Për informacione lidhur me rregulloren e konkursit vizitoni linkun

https://www.unizkm.al ose telefono 042273290.

Ju mirëpresim!

Rregullorja e konkursit [Shkarko]

 

 

 


Na ndiqni