×

Koha për Gjirin

Data
Fillon në
Mbaron në
Adresa
Aula del senato, Università Cattolica Nostra Signora del Buon Consiglio

Një projekt kombëtar për vlerësimin e personalizuar të riskut për kancerin e gjirit dhe diagnozen e hershme.


“Koha për Gjirin” është një projekt inovativ i zhvilluar në bashkëpunim mes Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” dhe Urdhrit të Farmacistëve të Shqipërisë, me mbështetjen e Institutit të Shëndetit Publik (ISHP).

Ky projekt synon të sjellë vlerësimin e riskut të personalizuar për kancerin e gjirit më pranë komunitetit, nëpërmjet rrjetit të farmacive pjesëmarrëse.

Falë këtij rrjeti, çdo grua ka mundësinë të kuptojë më mirë riskun e saj për zhvillimin e kancerit të gjirit, përmes një vlerësimi të thjeshtë, konfidencial dhe të bazuar në shkencë.

Vlerësimi mbështetet në faktorë kyç dhe prediktivë si:

  • Historia familjare
  • Faktorët hormonalë dhe riprodhues
  • Stili i jetesës (p.sh. dieta, aktiviteti fizik, BMI)
  • Faktorët prediktiv të kombinuar, të llogaritur përmes algoritmeve të validuara klinikisht, që ndihmojnë në stratifikimin e riskut të personalizuar për zhvillimin e kancerit të gjirit gjatë jetës

Të gjitha pacientet që në fund të pyetësorit rezultojnë me një risk të lartë, do të përfitojnë një telekonsultë të dedikuar, gjatë së cilës një profesionist i fushës do të analizojë rastin individual dhe do të adresojë ekzaminimet e nevojshme ose domosdoshme për ndjekje të mëtejshme.

Pse të presësh?

Koha për gjirin është tani.
Ku? Gjej farmacinë më të afërt që e ofron.
Kur? Sa herë që është koha të kujdesesh për veten
Si? Me një vlerësim që zgjat vetëm pak minuta dhe jep një rezultat të personalizuar dhe të sigurt.

Objektivat e projektit

  • Forcimin e zbulimit të hershëm të kancerit të gjirit
  • Fuqizimin e grave për të marrë vendime të informuara mbi shëndetin e tyre
  • Reduktimin e barrës së sëmundjes në nivel kombëtar dhe rajonal

Drejtues shkencorë te projektit: Prof. Oreste Claudio Buonomo, Prof. Denisa Eskiu, Prof. Malvina Hoxha.


Na ndiqni