×

“Festivali i talenteve”

Data
Fillon në
Mbaron në
Adresa
Unizkm

Më 5 qershor duke nisur nga ora 18:00 në Parkun “Rinia” në Tiranë Fondacioni Zoja e Këshillit të Mirë organizon për herë të parë “Festivalin e talenteve”, i cili synon të jetë një moment feste, një moment mirënjohjeje për ata që vënë në shërbim të të gjithëve dhuntitë e marra nga Zoti.

Do të kemi mundësinë të ndjekim rrëfime historish njerëzore nga Arqipeshkvi i Tiranës dhe Durrësit Mons. Arjan Dodaj dhe Prof. Salvatore Martinez, Fondacioni Zoja e Këshillit të Mirë.
Eventi organizohet me rastin e dyqindvjetorit të lindjes së At’ Luigji Montit dhe ndër të ftuarit vjen për herë të parë në Shqipëri artistja italiane e instalacioneve kohore Stefania Bruno.
Ajo do të krijojë me rërë pamje në kohë reale duke sjellë edhe historitë njerëzore të personazheve të saj.
Takimi do të zhvillohet në natyrë dhe është i hapur për të gjithë në bashkepunim me Agencine e Parqeve dhe Rekreacionit - Bashkia Tiranë @aprtirana

Na ndiqni