×

8 Marsi – një moment reflektimi dhe bashkimi me të rinjtë

Data
Fillon në
Mbaron në
Adresa
Campus ZKM

Më 9 mars, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Grave, Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” do të organizojë një aktivitet të veçantë që do të bëjë bashkë të rinj, studentë/e, vajza, gra dhe fëmijë për të ndarë momente argëtimi, lojëra, aktivitete sportive, ushqim dhe muzikë për çdo moshë.

Aktivitetet do të zhvillohen në hapësirat çlodhëse të kampusit universitar, nën kujdesin e Padre Paschal udhëheqës i Baritores Universitare në bashkëpunim me grupin e punë së Gender Equality Plan.

Dita Ndërkombëtare e Grave është një moment i rëndësishëm bashkimi në mbarë botën, që përmes solidaritetit shoqëror thekson forcën transformuese të vajzave dhe grave në ndërtimin e shoqërive më të mira.

Në kampusin ndërkombëtar UNIZKM, kjo ditë do të jetë një ditë për të ndarë përvojat më të mira mes studentëve, stafit akademik dhe më të vegjëlve që do të rriten me dashurinë për jetën dhe respektin gjinor.

Na ndiqni