News eventi

Qendra Europiane e Shkencës për Paqe, Integrim dhe Bashkëpunim (CESPIC), pranë Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, organizon të martën më 26 nëntor 2019, ora 16:00, takimin e titulluar: “Qëndrueshmëria: Faktet dhe Politikbërja”.


Në këtë aktivitet do të analizohen risitë mbi konceptet e qëndrueshmërisë dhe “ekonomisë së gjelbër”, që njihet ndryshe edhe si një model i ri ekonomie dhe që ka për qëllim të reduktojë ndikimin në mjedis përmes masave në favor të zhvillimit të qëndrueshëm, siç janë përdorimi i energjisë së rinovueshme, ulja e konsumit, riciklimi i mbeturinave, etj.

Në takimin e moderuar nga Prof. Raul Caruso, Drejtor i CESPIC do të referojnë rreth temës: Prof. Claudia Ghisetti nga Universiteti Katolik “Sacro Cuore” i Milanos dhe Prof. Giovanni Marin nga Universiteti i Urbinos. Me profesion ekonomistë , për vite me rradhë të dy profesorët i kanë përqendruar studimet e tyre mbi qëndrueshmërinë dhe disiplinën e ekonomisë mjedisore. Gjithashtu, Zamir Dedej Drejtori i Agjencisë Kombëtare e Zonave të Mbrojtura në Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit, do të trajtojë temën “Politikat mjedisore në Shqipëri drejt zhvillimit të qëndrueshëm”.

Fjala e mirëseardhjes do të mbahet nga Prof. Bruno Giardina, Rektor i Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”.