Kategoria e Lajmeve të Universitetit

Kategoria e lajmeve të universitetit


Projekt didaktiko-kulturor

Si pjesë e veprimtarisë mësimore të lëndës së Matematikës Financiare, një grup studentësh të Universitetit Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë", në vitin e dytë bachelor, në Ekonomi dhe Biznes, të Fakultetit të Shkencave Ekonomike, Politike dhe Sociale, në 20 nëntor 2018, vizituan Bankën Qendrore të Shqipërisë, të shoqëruar nga Prof. Mauro Bisceglia, Profesor i Matematikës Financiare, dhe Bardhë Karra, Koordinatore e Kursit. Lexo më shumë: projekt didaktiko-kulturor...

Biljana Jaiçar - Farmacia UKZKM

Studimi në Universitetin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” është një bekim për mua, pasi ekziston një sinergji mes studentëve, dhe stafit akademik tepër të përgatitur, me standardet më të larta profesionale dhe edukative, disponibilitet, komunikim pozitiv, gjithashtu një ambient konkurrues dhe sfidues, me teknologji inovative mësimore. Lexo më shumë: biljana jaiçar - farmacia ukzkm...

Formulimet e nanopartikulave

Prej vitit 1980 jemi dëshmitarë të një revolucioni të nanoteknolgjisë dhe nanomjekësisë, me një prani, gjithmonë e në rritje në tregun farmaceutik të nanoformulimeve. Këto formulime mund të jenë vetë agjentë terapeutik, ose mund të shërbejnë si vektorë për molekula të tjera aktive nga pikëpamja farmakologjike. Lexo më shumë: formulimet e nanopartikulave...

Specializime afatgjata në fushën e mjekësisë

Programet e Specializimeve afatgjata në fushën e Mjekësisë janë pjesë e ciklit të tretë të studimeve dhe i referohen nivelit 8, të Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve. Programet e studimeve specializuese afatgjata janë programe të formimit profesional, që ofrojnë njohuri për profesione të veçanta. Ato përmbyllen me provim formimi ose me punim diplome dhe në përfundim të tyre lëshohet “Diplomë Specializimi”. Lexo më shumë: specializime afatgjata në fushën e mjekësisë...

Njoftim

Ju informojmë se, për vështirësi të paparashikuara, data e publikimit të renditjes zyrtare të rezultateve të konkursit të pranimit në Programet e Specializimit Afatgjatë në Fushën e Mjekësisë viti akademik 2019-2020 spostohet nga 22/01/2020 në 27/01/2020, në pritje të disa të dhënave që duhet të sigurohen nga Universiteti i Mjekësisë së Tiranës. Lexo më shumë: njoftim...