Nuk është kurrë shumë herët të mendosh për drejtimin tënd në jetë. Mendoni se çfarë bëni mirë, çfarë ju pëlqen të bëni, dhe se si interesat dhe qëllimet tuaja krahasojnë ato që nevojiten në një karrierë. Përdorni këto këshilla të vlefshme për të ndihmuar në zbulimin e interesave tuaja.
Tashmë që e keni vendosur, është koha të vizualizoni rrugën tuaj. Kërkoni udhëzime dhe inkurajim nga miqtë, familja dhe mentorët. Se bashku merrim rrugën për një të ardhme premtuese.
Maturantët Zbulojnë Laboratorët Shkencorë dhe Pishinën Terapeutike të Kampusit Tonë
Maturantët që vijnë për herë të parë në Kampusin e Universitetit Katolik "Zoja e Këshillit të mirë" surprizohen. E dimë, po ju themi një nga arësyet. Laboratoret e shumta shkencore për të gjitha programet e studimit.
Lexo më shumë: maturantët zbulojnë laboratorët shkencorë dhe pish...
Universiteti "Zoja e Këshillit të Mirë" merr me sukses Kartën Erasmus për Arsimin e Lartë
Universiteti ynë ka arritur me sukses të marrë Kartën Erasmus për Arsimin e Lartë, për periudhën 2021-2027, akreditim i dhënë nga Komisioni Evropian për Institucionet e Arsimit të Lartë që mund të marrin pjesë aktive në programet e shkëmbimit dhe bashkëpunimit evropian dhe ndërkombëtar në kuadër të Erasmus+, Programit evropian për Arsim, Formim, Rini dhe Sport.
Lexo më shumë: universiteti "zoja e këshillit të mirë" merr me su...
Arkitekt për Një Ditë: Workshop në UCNSBC
Dhjetra maturantë nga Tirana, Durresi, Elbasani, Fieri, Korça e Shkodra erdhën sot në Universitetin Katolik "Zoja e Këshillit të Mire" për të çelur një portë fantastike të jetës së tyre. Maturantët iu përgjigjën ftesës tonë në rrjetet sociale për t'u bërë arkitektët e rinj të një dite të plotë studimi.
Lexo më shumë: arkitekt për një ditë: workshop në ucnsbc...
Ceremonia e Diplomimit në Mjekësi në Universitetin Katolik "Zonja Jonë e Mirë e Këshillit të Mirë"
Sot shumë të rinj, familjarë, miq e kolegë të studentëve tanë në Mjekësi mbushën Aula Magna. Në Universitetin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” u mbyll me sukses mes shumë emocionesh një rrugë e gjatë, e lodhshme, e mbushur me sfida, por shumë e bukur dhe plot emocion.
Lexo më shumë: ceremonia e diplomimit në mjekësi në universitetin...