Nuk është kurrë shumë herët të mendosh për drejtimin tënd në jetë. Mendoni se çfarë bëni mirë, çfarë ju pëlqen të bëni, dhe se si interesat dhe qëllimet tuaja krahasojnë ato që nevojiten në një karrierë. Përdorni këto këshilla të vlefshme për të ndihmuar në zbulimin e interesave tuaja.
Tashmë që e keni vendosur, është koha të vizualizoni rrugën tuaj. Kërkoni udhëzime dhe inkurajim nga miqtë, familja dhe mentorët. Se bashku merrim rrugën për një të ardhme premtuese.
Më 31 Mars 2020 isha një ndër të diplomuarat e seancës së parë të diplomimit të zhvilluar online në Farmaci. Edhe pse në një periudhë emergjence, shkaktuar nga COVID-19, kjo nuk më ndaloi të përfundoj rrugëtimin tim universitar dhe të diskutoj një tezë që unë do ta mbaj përherë në zemër.
Lexo më shumë: dita botërore e ndërgjegjësimit mbi autizmin...
Z. Ermal Pashaj i cili i është bashkuar grupit të mjekëve dhe infermierëve shqiptarë në luftën ndaj Covid 19 në spitalin e Brescias në Itali, ka ndjekur dhe është diplomuar në dy programe studimi pranë Universitetit Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë".
Lexo më shumë: komunikim për mediat...
Mesazh falenderimi nga Rektori- Diplomimet në Farmaci
Sot, më 31 Mars 2020, u mbajt seanca e parë e diplomimit “on line” e Universitetit tonë. Ishte një ditë e rëndësishme dhe kuptimplotë. Diplomimi është gjithmonë një çast i rëndësishëm, sepse njëkohësisht shënon fundin i një rrugëtimi e fillimin e një tjetri.
Lexo më shumë: mesazh falenderimi nga rektori- diplomimet në farm...
Universiteti Katolik ZKM - Sot diplomimet e para online.
Sot gjashtë studente Ueda Shimaj, Keti Seiti, Elena Kaci, Armela Xhumari, Jera Mustafaraj, Sheida Peza u bënë protagoniste të diplomimeve të para online përmes telematikës në Farmaci, sezoni 2018-2019, plani i studimit me Universitetin e Milanos.
Lexo më shumë: universiteti katolik zkm - sot diplomimet e para o...