Kategoria e Lajmeve të Universitetit

Kategoria e lajmeve të universitetit


Mobiliteti Ndërkombëtar: Prof. Antonella Biscione Ligjëron në Universitetin Katolik të Lille!

Në kuadër të mobilitetit ndërkombëtar të stafit në Erasmus+, Prof. Antonella Biscione nga Departamenti për Strategjitë në Bashkimin Evropian dhe Ballkan, Universiteti Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë" ka realizuar një mobilitet mësimor në Fakultetin e Menaxhimit, Ekonomisë dhe Shkencave në Universitetin Katolik të Lille nga 13 deri më 17 janar 2025. Lexo më shumë: mobiliteti ndërkombëtar: prof. antonella biscione ...

11 Shkurt Dita Ndërkombëtare e Të Sëmurëve

Më 11 shkurt 2025, në Ditën Ndërkombëtare të Të Sëmurit, në aula B105, në Universitetin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, do të reflektojmë së bashku mbi dhimbjen dhe dhembshurinë që shoqërojnë vuajtjen. Lexo më shumë: 11 shkurt dita ndërkombëtare e të sëmurëve...

Vizita e Znj. Simona Cruciani në UKZKM: Një Diskutim mbi Parandalimin e Gjenocidit dhe Të Drejtat e Njeriut

Sot në Kampusin Qëndror të Universitetit dhe Spitalit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” patëm nderin të prisnim Znj. Simona Cruciani, Zyrtare e Çështjeve Politike nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Parandalimin e Gjenocidit dhe Përgjegjësinë për Mbrojtjen. Lexo më shumë: vizita e znj. simona cruciani në ukzkm: një diskut...

16 janar 2025, zgjedhim Të Drejtin e vitit!

Në datën 16 janar 2025 nga ora 8:00 e mëngjesit deri në orën 18:00 të mbrëmjes në Kampusin Universitar dhe Spitalor “Zoja e Këshillit të Mirë” dhe në Poliambulancën “At Luigji Monti” në Rrugën e Kavajës në Tiranë do të zhvillohet për herë të parë një votim i fshehtë dhe gjithëpërfshirës për të  zgjedhur “Të Drejtin e viti 2025”. Emri i personit më të votuar do të vendoset në datë 6 Mars 2025 në një nga gurët e dedikuar të “Kopshtit të të Drejtëve” që ndodhet në oborrin e Kampusit Universitar ZKM. “Kopshti i të Drejtëve” u çel për herë të parë në Shqipëri një vit më parë si inisiativë e Fondacionit Zoja e Këshillit të Mirë dhe çdo 6 Mars që është Dita Ndërkombëtare e të Drejtëve, e përcaktuar si e tillë nga Parlamenti Evropian, shpallet një emër i ri. Lexo më shumë: 16 janar 2025, zgjedhim të drejtin e vitit!...

Kanceri i qafës së mitrës dhe vaksinimi kundër HPV-së: një studim domethënës në Shqipëri

Vaksina katërvalente kundër HPV (Human Papillomavirus) së fundmi është bërë pjesë e Programit Kombëtar të Vaksinimit në Shqipëri, duke shënuar një avancim të rëndësishëm në luftën kundër kancerit të qafës së mitrës dhe sëmundjeve të lidhura me HPV. Lexo më shumë: kanceri i qafës së mitrës dhe vaksinimi kundër hpv...