Summer School

LUFTA, RINDËRTIMI DHE VENDOSJA E PAQES

NGA RRËNJET E LUFTËS, TEK VENDOSJA E NJË PAQEJE TË QËNDRUESHME

18-22 Shtator 2017

Qendra Evropiane e Shkencës për Paqe, Integrim dhe Kooperim dhe Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” organizojnë Summer School-in “War, reconstruction and establishment of peace: from the roots of ëar to the establishment of a lasting Peace”. Kjo Summer School synon t’i ofrojë një grupi ndërkombëtar studentësh dhe të diplomuarish shtyllat shkencore mbi rrënjët e luftës, paqes dhe çështjet e ndërtimit të paqes. Në linjë me traditën e Shkencës së Paqes, programi ndërdisiplinor përfshin disiplinat si ekonomia, shkencat politike, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe historia. 
Summer School është menduar për studentët dhe të diplomuarit që tregojnë interes për studimin shkencor të Paqes dhe janë të gatshëm të vazhdojnë studime universitare të përparuara ose për profesionistë të ardhshëm në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe në ndërtimin e paqes. Për të ofruar një dialog të frytshëm dhe të hapur me docentët, do të zgjidhet një grup i vogël studentësh. Grupi i docentëve (më poshtë lista) është i përbërë nga studiues me famë botërore në këtë fushë.

Leksionet do të mbahen më 18-22 Shtator, 2017 pranë Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” të Tiranës. Summer School është e organizuar në kuadrin e aktiviteteve të CESPIC (Qendra Evropiane e Shkencës për Paqe, Integrim dhe Kooperim).

Link: http://www.unizkm.al/index.php/en/research/cespic

Fakulteti dhe temat

Raul Caruso, Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” dhe Drejtor i CESPIC- Drejtor i programit
Arzu Kibris, Universiteti i Warwick – “Ekspozimi ndaj dhunës politike në kontekstin e konfliktit civil”

Han Dorussen, Universiteti i Essex – “Ndërtimi i institucionit dhe paqes”

Scott Gates, PRIO – “Konfliktet ndëretnike dhe ndërfetare”

Christos Kollias, Universiteti i Thesalisë – “Shpenzimet Ushtarake dhe Zhvillimi Ekonomik”

Subhasish Choëdury, Universiteti i Anglisë Lindore – “Aspektet e Identitetit dhe Sjelljes në Konfliktin e Grupit”

Vincenzo Bove, Universiteti i Warwick – “Ruajtja e Paqes”

Tobias Böhmelt, Universiteti i Essex – “Ndërmjetësimi Ndërkombëtar dhe Ndërhyrja e Palëve të Treta”

Michele di Maio, Universiteti i Napolit Parthenope – “Ndikimi i konfliktit në arsim”

Aplikimi: jeni të lutur të kontaktoni Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo. duke dërguar një curriculum vitae të detajuar dhe informacione të tjera të rëndësishme mbi personin tuaj. Letër referenca nuk kërkohet, por pranohet me kënaqësi. Kërkesa duhet të paraqitet brenda datës 11 gusht, 2017. Për seleksionimet do të merret në konsideratë rendi i mbërritjes së kërkesave.

Kosto: 500euro. Mund të jepet një numër i vogël bursash studimi.

Akomodimi: akomodimi mund të sigurohet në brendësi të kampusit ose pranë kampusit që ndodhet në qendër të Tiranës.

Shkarko broshuren