News

Në një panel të përbërë nga ekspertë nga fusha të ndryshme u diskutua mundësia e hartimit të një ligji të ngjashëm dhe zbatimi i tij në Shqipëri.

Aktualisht në Shqipëri, shpërdorimi ushqimor menaxhohet nga organizata jofitimprurëse dhe fondacione që i bëjnë ato të disponueshme për njerëzit në nevojë.

Por, ligji rregullator i kësaj veprimtarie është duke u kthyer nga dita në ditë një domosdoshmëri, duke ndjekur hapat e vendeve evropiane.

Para publikut, deputetja e parlamentit italian Maria Chiara Gadda iu referua ligjit italian mbi shpërdorimin e ushqimit, iniciatori i të cilit është vetë ajo.

Në këtë konferencë të moderuar nga Prof. Raul Caruso, Drejtor i CESPIC, dy ligjvënës të Parlamentit të Shqipërisë, Milva Ekonomi dhe Florjon Mima shprehën pikëpamjet e tyre. Ata dhanë argumente konstruktive rreth rolit të instancave shtetërore dhe sipërmarrjes: si të krijohen lehtësira fiskale për subjektet e përfshira në dhurimin e produkteve të tepërta për të përmbushur objektivin e përbashkët për të ndihmuar njerëzit në nevojë.

Për këtë temë  folën përfaqësues të sipërmarrjes, si Z. Pietro Tafuni, Drejtori i Përgjithshëm i Conad Albania, Alban Zusi, Presidenti i Industrisë Ushqimore Shqiptare, Prof. Giovanni Lagioia, Dekani i Fakultetit të Ekonomisë UKZKM dhe përfaqësues të shoqërisë civile: Znj Wilma Verburg , drejtor ekzekutiv i Bankës Ushqimore të Shqipërisë, Arbër Hajdari, Drejtor Ekzekutiv i Fondacionit “Fundjavë ndryshe”, të cilët më shumë se të tjerët përballen me situatat e përditshme të varfërisë së skajshme.