Orientimi dhe Karriera

 

19 Maji shënoi për këtë vit fundin e Ditëve të Hapura në Universitetin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”. Të shoqëruar nga stafi dhe studentë të UKZKM-së, dhjetra maturantë nga qytete të ndryshme të Shqipërisë, vizituan kampusin universitar, laboratorët, klinikat, dhe ambientet e tjera duke u informuar mbi programet e studimit në degët: Arkitekturë, Inxhinieri Ndërtimi dhe Mjedisi, Mjekësi, Odontoiatri dhe Protezë dentare, Farmaci, Fizioterapi, Infermieristikë, Ekonomi Ndërmarrje, Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare, kohëzgjatjen e tyre, kriteret e pranimit etj.

Interes të madh ngjalli loja “Gjueti Thesari”, duke zbuluar dhjetë kode QR dhe duke iu përgjigjur 10 pyetjeve mbi universitetin, një mënyrë kjo për të njohur më nga afër ambientet e kampusit dhe për të socializuar me studentët e UKZKM. Në përfundim të lojës u shpallën tre fitues.

Dhuratat mund të tërhiqen pranë UKZKM çdo ditë (nga e hëna- premte) nga ora 08.30- 16.30.

Universiteti Katolik ZKM falenderon të gjithë maturantët e pranishëm në “Ditët e Hapura”.

Gjithashtu ju kujtojmë se për çdo informacion mund të drejtoheni pranë Zyrës së Pranimeve në UKZKM (tel: 04 227 3290), duke klikuar në website-n tonë: www.unizkm.al, apo në faqen zyratare në Facebook: unikzkm. Stafi dhe Koordinatorët e Programeve të Studimit janë në dispozicionin tuaj përgjatë gjithë verës!