Pranimet ne Universitet

 I. Informacion i përgjithshëm

Kandidatët që aplikojnë për program të dytë studimi :

  1. Duhet të jenë të pajisur me një Diplomë universitare të vlefshme dhe të akredituar në momentin e lëshimit, të njohur nga qeveria shqiptare si dhe nga universitetet partnere.
  2. Duhet të plotësojnë kriterin e notës mesatare të shkollës së mesme që përcaktohet çdo vit me Vendim të Këshillit të Ministrave. Nota mesatare për pranimin e kandidatëve, për vitin akademik 2019-2020 nuk është përcaktuar ende.
  3. Nuk duhet të rezultojnë të regjistruar në universitete të ndryshme ose në programe të ndryshme studimi në të njëjtin Universitet, shqiptar apo të huaj, publik dhe/ose jopublik.

Kandidatët që :

  • kanë përfunduar arsimin e mesëm jashtë vendit duhet të kryejnë proçedurën e Njehsimit të diplomës së shkollës së mesme, pranë Qendrës së Shërbimeve Arsimore (QSHA):

 

  • janë diplomuar jashtë vendit në një program studimi të ciklit të parë Bachelor, ose në një program të integruar të studimeve të ciklit të dytë duhet të kryejnë Njehsimin e diplomës universitare pranë Qendrës së Shërbimeve Arsimore (QSHA):

 

II. Si të aplikoni?

Proçedurat dhe afatet për të aplikuar për program të dytë studimi përcaktohen me Udhëzim të posaçëm nga Ministria e Arsimit, Rinisë dhe Sportit (MASR). Ju lutemi të kontrolloni kriteret dhe afatet e aplikimit që do të përditësohen pas publikimit të këtij Udhëzimi për vitin akademik 2019-2020.

Aplikimi kryhet on-line në Portalin e Universitetit: http://admissions.unizkm.al/#/ duke ngarkuar në mënyre elektronike (të skanuara në format pdf) dokumentacionin që përcakton udhëzimi i MASR.

III. Proçedurat e pranimit

Kandidatët që aplikojnë për program të dytë studimi do të kryejnë testimin e pranimit pranë Universitetit Katolik ‘‘Zoja e Këshillit të Mirë’’.

Një Komision Didaktik i posaçëm do të shqyrtojë dokumentacionin e kandidatëve që shpallen fitues të testimit të pranimit. Komisioni Didaktik bën njohjen/njehsimin e plotë apo të pjesshëm të krediteve (CFU)  dhe përcakton vitin specifik të ndërmjetëm ku do të regjistrohet kandidati, në qoftë se programi i studimit që ka përfunduar është i të njëjtës fushë ose të një fushe të përafërt me programin e studimit ku ai aplikon. Në rast të kundërt ai regjistrohet në vit të parë.

Përpara regjistrimit, Universiteti Katolik ‘‘Zoja e Këshillit të Mirë’’ ka të drejtën të verifikojë me Institutin e Arsimit te Larte te origjinës (ku janë kryer studimet universitare të mëparshme) vërtetësinë e të gjithë dokumentacionit të paraqitur nga kandidati. 

 Informacionet e mësipërme do të përditësohen pas publikimit të Udhëzimit të posaçëm të MASR për vitin akademik 2019-2020.