Pranimet ne Universitet

Për tu njohur me kriteret e pranimit në Universitetin Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë" për vitin akademik 2017-2018:

Kriteret e pranimit

Tabela e përllogaritjes së notës mesatare sipas V.K.M. nr. 346 datë 19.04.2017

 Bando/ Shpallja e pranimit për kandidatët me prejardhje nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian, për regjistrimin në konkurset e pranimit, për programet e studimit të Fakultetit të Mjekësisë, viti akademik 2017- 2018.

 

Shkarko Bandon

Më poshtë gjeni video tutorial/ guidën për aplikimin online në Portalin e Universitetit katolik ZKM:

 


Të gjithë kandidatët që kanë ndjekur proçedurat e përcaktuara nga Ministria e Arsimit dhe Sportit shqiptar (MAS) për vitin akademik 2017- 2018 :

- Pra, kanë kryer njehsimin e diplomës së shkollës së mesme, të fituar jashtë vendit, pranë Qendrës së Shërbimeve Arsimore (QSHA);

- Kanë plotësuar Formularin A1Z;

 mund të vazhdojnë ose me :

  • Aplikimin në Portalin e Maturës Shtetërore për plotësimin e formularit A2.

Kujdes!

Për të marrë pjesë në konkurset e pranimit të Universiteti Katolik ‘‘Zoja e Këshillit të Mirë’’, kandidati duhet të përzgjedhi në Portalin e Maturës Shtetërore, Universitetin Katolik ZKM dhe programin e studimit ku dëshiron të studiojë.

QSHA i dërgon Universiteti Katolik ‘‘Zoja e Këshillit të Mirë’’ listën e kandidatëve, që gjatë aplikimit në Portalin e Maturës Shtetërore, kanë përzgjedhur programet e studimit që ofron UniKZKM.

Të gjithë kandidatët që janë të renditur në listën e aplikantëve që QSHA-ja i përcjell UniKZKM, duhet të kryejnë pagesën për pjesëmarrje në konkursin e pranimit (100 euro) brenda datës :

  1. 27 shtator 2017, ora 13:00 – për pjesëmarrësit në konkurset e Mjekësisë dhe Odontoiatrisë dhe Proteza Dentare
  2. 29 shtator 2017, ora 13:00 - për pjesëmarrësit në konkurset e Fizioterapisë dhe Infermieristikës.
  • OSE të vazhdojnë aplikimin për në konkurset e pranimit të Fakultetit të Mjekësisë, në Portalin online, në faqen zyrtare të Universitetit Katolik ‘‘Zoja e Këshillit të Mirë’’në linkun e mëposhtëm: http://portal.unizkm.al/#/

Në këtë rast do të ndiqen udhëzimet e publikuara në Bandon e pranimit drejtuar shtetasve të Bashkimit Europian për aplikimin në konkurset e pranimit të Fakultetit të Mjekësisë: http://unizkm.al/materiale/Bando_ammissione2017/BANDO_UE.pdf

Më poshtë gjeni video tutorial/ guidën për aplikimin online në Portalin e Universitetit katolik ZKM: https://youtu.be/HzYj2gw3gqQ

FAQ: Pyetjet më të shpeshta (Frequently Asked Questions)