News/evente

Lajme të tjera të rëndësishme

Turneu i Tretë i futbollit të studentëve të Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”

Edhe këtë vit përjetuam emocionet e turneut të futbollit, tashmë në edicionin e tij të 3-të. Për fat të mirë, që nga viti i kaluar kemi mundësinë të luajmë ndeshjet në fushën e futbollit të kampusit universitar. Pavarësisht lodhjes dhe kohës së impenjuar, turneu ishte i mirë organizuar nga fillimi në fund. Këtë vit ishin më shumë ekipe që u përfshinë ne turne dhe u munduam që të mos i mohohej asnjë ekipi pjesëmarrja në finalen e madhe. Respektuam formatin e "Champions", me disa ndryshimë të vogla për shkak të numrit të ekipeve të regjistruara.

Si u zhvillua turneu?

Pas hedhjes së shortit në prezencë të kapitenëve të ekipeve (duke i ndarë në dy vazo A dhe B), u krijuan gjashtë grupe me nga katër ekipe secili. Faza e parë e turneut që filloi në 4 maj 2015, parashikonte klasifikimin sipas pikëve të grumbulluara me një përballje të drejtëpërdrejtë midis ekipeve. U klasifikuan në fazën e dytë, vendi i parë dhe i dytë i secilit grup dhe katër më të mirët që u renditën në vendet e treta. Gjatë fazës së dytë, tetë ekipet më të mira u përballën me tetë të tjerat, të përcaktuara nga shorteu. Që nga ky moment e në vijim, përballjet ishin të drejtëpërdrejta me eliminim deri në finalen e madhe që u zhvillua te hënën, më 25 maj 2015. Për të menaxhuar më mirë Kartonat dhe golat, secili ekip kishte detyrimin e paraqitjes me uniformë të shënuar me numra për çdo lojtar. U luajtën gjithsej 52 ndeshje.

Në saj të mbështetjes së Fondacionit Zoja e Këshillit të Mirë, enti themelues i Universitetit, dhe sponsorëve, ishim në gjendje të mbulonim të gjitha shpenzimet e turneut, pa u kërkuar pjesëmarrësve asnjë tarifë regjistrimi.

Ndeshjet u gjallëruan nga prania e studentëve-tifozë dhe madje edhe nga prania e disa profesorëve. Disa studentë improvizuan edhe komentatorët, disa në italisht dhe të tjerë në shqip, duke i dhënë turneut një vlerë shtesë dhe duke ngarkuar emocionalisht lojtarët.

Turneu shërbeu si një mundësi më shumë për t’u njohur më mirë midis ne studentëve dhe që të kuptojmë se së bashku mund të realizojmë projekte të shkëlqyera.

Falenderojmë edhe një herë të gjithë studentët që morën pjesë, drejtpërdrejtë ose tërthorazi, sepse pa ata, nuk do të ishte e mundur asgjë e tillë, si edhe të gjithë njerëzit që ndihmuan për ta bërë këtë turne një kujtim të bukur të udhëtimit tonë universitar. 

 

Artikull i studentit Ervis Aliaj, një nga organizatorët e turneut. 

8 maj – Dita Boterore e Talasemisë

Me datë 8 maj 2015, ora 10.00, pranë Aula Magna të Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” do të zhvillohet Konferenca “PRINDËR – PACIENTI – MJEKË” e organizuar nga Ministria e Shëndetësisë, Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” dhe Shoqata e Talasemikëve Shqiptarë. Qëllimi i Konferencës është sensibilizimi i qytetarëve

Lexo më shumë