News/evente

Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” organizon në datë 7 dhe 8 qershor 2019, kursin teoriko-praktik “Arresti Kardiak”.

Relatorë të kursit janë Prof. Filadelfo Coniglione e Prof. Ermal Pashaj. Aktiviteti i drejtohet mjekëve, stomatologëve, infermierëve dhe farmacistëve. Veprimtaria është e akreditur me 10 kredite nga Qendra Kombëtare e Edukimit në Vazhdim  dhe do të zhvillohet në orën 14.00 pranë Sallës së Simulimit, UKZKM.

Aktiviteti është një iniciativë e Departamentit të Shkencave Kirurgjikale dhe Qendrës së Simulimit të Avancuar në Mjekësi e Universitetit Katolik ZKM.