News/evente

Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” organizon Ditën e Hapur në datë 13 prill 2019.

Në këtë ditë, do të keni mundësinë të vizitoni kampusin universitar, laboratorët, klinikat, dhe ambientet e tjera me interes të Universitetit tonë.

Do të merrni informacion të detajuar mbi programet e studimit, kohëzgjatjen e tyre, kriteret e pranimit në degët: Arkitekturë, Mjekësi, Odontoiatri dhe Protezë Dentare, Farmaci, Fizioterapi, Infermieri, Ekonomi.

Kampusi universitar do të qëndrojë i hapur për të gjithë ju nga ora 09.00 deri në orën 14.00.