News/evente

Më datë 4 qershor 2018, Fakulteti i Ekonomisë, UKZKM organizoi seminarin formativ me temë “Të diplomuarit takojnë sipërmarrësit”.

Në pjesën e parë studentët diskutuan mbi tregun e punës në Shqipëri dhe perspektiva e të rinjve parë nga këndëvështrimi i Drejtorit Ekzekutiv të Bankës Intesa Sanpaolo Z. Silvio Pedrazzi dhe i Drejtoreshës Ekzekutive të PwC (PricewaterhouseCoopers) në Shqipëri Znj. Loreta Peci.

Në pjesën e dytë të seminarit, Znj. Rolanda Duro, Drejtoreshë e Burimeve Njerëzore pranë PwC, diskutoi me studentët duke u dhënë këshilla praktike për të nisur karrierën profesionale; si hartohet një CV; si formulohet një letër prezantimi dhe më e rëndësishmja si të sillesh gjatë një interviste pune. Seminari u ndoq nga studentët e të gjithë viteve.