News/evente

Lajme të tjera të rëndësishme

Specializime afatgjata në fushën e mjekësisë

Programet e Specializimeve afatgjata në fushën e Mjekësisë janë pjesë e ciklit të tretë të studimeve dhe i referohen nivelit 8, të Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve. Programet e studimeve specializuese afatgjata janë programe të formimit profesional, që ofrojnë njohuri për profesione të veçanta. Ato përmbyllen me provim formimi ose me punim diplome dhe në përfundim të tyre lëshohet “Diplomë Specializimi”.

Lexo më shumë

Njoftim

Ju informojmë se, për vështirësi të paparashikuara, data e publikimit të renditjes zyrtare të rezultateve të konkursit të pranimit në Programet e Specializimit  Afatgjatë në Fushën e Mjekësisë viti akademik 2019-2020 spostohet nga 22/01/2020 në 27/01/2020, në pritje të disa të dhënave që duhet të sigurohen nga Universiteti i Mjekësisë së Tiranës.

Workshop 3D PAST

Si pjesë e seminarit 3D PAST, studentët në vitin e katërt të Arkitekturës për kursin "Rilevim për Restaurimin", në bashkëpunim me profesorë, asistentë dhe studentë të Universitetit të Firences, realizuan një studim dhe analizë të saktë dhe të thelluar, në disa banesa karakteristike, të qytetit të Gjirokastrës. Përmes kësaj përvoje domethënëse, studentët patën mundësinë të njihen me "Qytetin e Gurtë", trashëgimi e UNESCO-s, historinë e saj, kulturën dhe ndërtesat karakteristike.

Lexo më shumë

Module të akredituara të trajnimit për punonjësit arsimorë 2019 - 2020

Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” zhvillon më 25 – 26 janar 2020, trajnimin "Ndërmjetësimi gjuhësor – kulturor në perspektivën e integrimit europian".

Ky modul vjen nga Prof. Edlira Bejko, eksperte e tematikës për trajnimin e mësuesve.

Kjo veprimtari vjen në vijim të kalendarit të moduleve të akredituara të trajnimit për punonjësit arsimorë 2019 – 2020.

ERASMUS PLUS – Tregimi i Klarkut

Nën kornizën e “International Credit Mobility” (Erasmus+), ju dha formë dëshirës sime për të qënë një hap më pranë një studenti më cilësor, disi i përmirësuar. Krakova (Poloni), qytet i ftohtë. Ngrohtësinë do ta kompesonin studentët e tjerë Erasmus, mesdhetarët nga Italia e Greqia, spanjollët, ballkanasit serbë e rumunë, gjermanët që përmirësuan theksin e gjermanishtes sime, ukrainas e të tjerë miq vendas.

Lexo më shumë

ERASMUS PLUS – Tregimi i Giulias

Përshëndetje,

Unë jam Giulia Dajçi, studente e vitit të tretë, në programin e studimit në Fizioterapi. Kur dëgjova se Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” jepte mundësinë për të marrë pjesë në projektin Erasmus +, nuk u mendova dy herë dhe vendosa menjëherë të përfitoja nga kjo eksperiencë. A doni të dini se si shkoi?

Lexo më shumë

Biblioteka

Biblioteka e Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” pasurohet dhe rritet çdo ditë përmes aktiviteteve dhe nismave frytdhënëse, si në rastin e nismave vullnetare, nga vetë studentët. Falë disponibilitetit të tyre, përgjegjshmërisë dhe korrektësisë, ata vlejnë si autoriteti, besimi dhe garancia e bibliotekës, në mungesë të personelit bibliotekar.

Në mbështetje të motos “Nëse qëndrojnë të mbyllura, bibliotekat nuk e përmbushin misionin e tyre për studim të pandërprerë”, lindi ideja që biblioteka të qëndrojë e hapur edhe gjatë ditëve, kur personeli nuk është i pranishëm.

Falë propozimit të studentit të Mjekësisë dhe ish studentit të Farmacisë Fatjon Shqerra, si dhe mbështëtjes së pakursyer të Presidentit të Fondacionit Zoja e Këshillit të Mirë Atë Daniele Bertoldi, çdo të shtunë, të dielë apo gjatë festave zyrtare, duke përjashtuar festat fetare, ky grup ka menaxhuar mbarëvajtjen e sallës së leximit, me një devotshmëri admiruese. Pjesë e këtij grupi mund të jetë kushdo, që bashkëndan orët e gjata të studimit në bibliotekë, duke e konsideruar atë shtëpinë e dytë, nga ku do të marrin dijen dhe përgatitjen e duhur për të shtegtuar drejt horizonteve të reja.