News Ekonomia

Jap mësim në disiplinat menaxheriale në Universitetin Katolik ZKM, që prej vitit 2005 dhe ndihem krenar kur tregoj se pas diplomimit, studentët e mi kanë gjetur lehtësisht punë në Shqipëri apo jashtë vendit. Në institucione, organizata ndërkombëtare (qeveritare e joqeveritare) dhe kompani të ndryshme, ata realizojnë kryesisht detyra menaxheriale, por dhe në nivel drejtues. Diploma Bachelor në Ekonomi Ndërmarrjeje dhe diploma Master Shkencor në Ekonomi dhe Menaxhim ofrojnë një formim të plotë në disiplinat ekonomike, të biznesit dhe ato ligjore. Për këtë arsye, të diplomuarit kanë aftësi e shprehi të shumta, ndaj punësohen lehtësisht.

Ata që investojnë sot në studime cilësore në Universitetin tonë do të jenë në të ardhmen profesionistë ose menaxherë të aftë për t’u përballur me sfidat e reja në kuadër të integrimit në BE, modernizimit të shpejtë të vendit, si dhe me tregjet ndërkombëtare. Përgjatë rrugëtimit universitar, studentëve u mundësohet që praktikën mësimore ta kryejnë pranë kompanive të ndryshme, kombëtare dhe ndërkombëtare.

 Prof. Fabrizio Baldassarre jep perspektivën e të diplomuarit në Ekonomi,

Revista "Pontes", (Korrik, 2018), f.11