Sport dhe Kulturë

Në vijim të një tradite të përvitshme u zhvillua në datë 26 Prill 2017, Festa e Fondacionit Zoja e Këshillit të Mirë. Festa e Fondacionit filloi në orën 17.00, me Kremtimin e Meshës së Shenjtë nga Sh.T. George Frendo, Arqipeshkëv Metropolit Tiranë – Durrës.
Më pas Fondacioni organizoi një kokteil për mbi 500 të ftuar, ku përveç stafit akademik dhe administrativ, morën pjesë studentët e Universitetit Katolik” Zoja e Këshillit të Mirë”.
Në anë të një fjale përshëndetëse iu drejtuan të pranishmëse, Presidenti i Fondacionit, Atë Daniele Bertoldi dhe Rektori i Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, Prof. Bruno Giardina. 71 studentë të shkëlqyer të Universitetit u vlerësuan me bursa studimi. Çdo vit vlerësimi i studentëve të shkëlqyer nxit shokët e tyre të studimit për t’u impenjuar më shumë në arritjen e të njëjtit objektiv.
Festa e Fondacionit Zoja e Këshillit të Mirë u ndez me koncertin live, ku interpretuan këngëtarët: Era Rusi, Altin Goci & Band.
Festa e Fondacionit Zoja e Këshillit të Mirë mbështetet nga INTESA SANPAOLO BANK, MONTAL sh.p.k, CASA dell’ARCHITETTO, VENETO BANKA, CONSULCESI, AMSTEL BEER, COCA COLA dhe ONIS sh.p.k.