Pastorale e Universitetit

Të socializojmë në “Welcome Day”

Për t’i uruar mirëseardhjen studentëve të rinj, Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” organizoi eventin “Welcome Day”. Qindra studentë, shqiptarë dhe të huaj të cilët ulen për herë të parë në auditorët e universitetit, u njohën me drejtuesit institucionalë dhe akademikë të UKZKM-së.

Fjalën përshëndetëse e mbajti Presidenti i Fondacionit Zoja e Këshillit të Mirë, Atë Daniele Bertoldi, Rektori i Universitetit Prof. Bruno Giardina che Zv. Rektori Prof. Edmond Hajdëri. I ftuar i veçantë ishte nënkryetari i Bashkisë së Tiranës z. Arbjan Mazniku. Në fjalën e tij, Mazniku ftoi studentët e huaj të universitetit tonë të zbulojnë kryeqytetin dhe të bëhen pjesë e jetës social kulturore të Tiranës.

Frymëzuar nga tradita e universiteteve europiane, Welcome Day organizohet për të dytin vit radhazi nga Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, me iniciativë të Atë Appolinaire Anguissa Metogo dhe Baritores Universitare.