Pastorale e Universitetit

"Describing Architecture", titullohet takimi që bashkoi studentët e Programit të Arkitekturës të Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” dhe ata të Universitetit Katolik CEU San Pablo të Madridit.

Iniciativa u realizua nën kujdesin e Baritores Universitare.

Ky bashkëbisedim e pati gjenezën në detyrën e dhënë studentëve të vitit të katërt të Arkitekturës së Madridit, me synimin e hartimin e një projekti real, për t’i ardhur në ndihmë nevojave të Atë Laureano del Otero, Misionar Redentorist, i cili shërben në Kamëz prej tre vitesh. Në këtë projekt përfshihet hartimi i një kapelë, dhoma trajnimi dhe një hapësirë e gjërë lojrash, natyrë dhe ujë.

Grupi nga Universiteti San Pablo i Spanjës ishte i formuar nga pedagogët Carlos M. Iglesias, Gonzalo Cano dhe 6 studentë në vitin e katërt ne akitekturë, të cilët punojnë për këtë projekt së bashku me arkitekten Natalia Domínguez.

Ata i paraqiten projekt-idetë e tyre grupit të Studentëve të Arkitekturës së Univ.Kat. “Zoja e Këshillit të Mirë” dhe profesorit Roberto Bologna, titullar i “Laboratorit të Teknollogjisë së Arkitekturës” dhe arkitektes Elva Margariti, koordinatores së Programit të Arkitekturës.

Dialogimi u fokusua jo vetëm tek shpalosja e ideve spanjolle, por dhe tek sensibiliteti dhe këndvështrimi lokal i studentëve shqiptarë duke i përcjell horizonte të reja për zhvillimin e metejshëm te idesë fillestare grupit nga Madridi.

Studentët e UniKZKM paraqitën projektet e tyre të “Laboratorit të Projektimit Arkitektonik 1” të ndjekura nga prof.ssa Maria Grazia Eccheli, që tashmë po thellohen në aspektin teknollogjik e ndërtimor në kursin e prof.Roberto Bologna.

Në takimin e përbashkët me profesorët dhe studentët e Degëve të Arkitekturës në ambjentet UNIKZKM,jo vetëm u prezantuan projekte dhe vizatime të kurseve të ndryshme, por u ndanë dhe mendime mbi tematikat dhe metodikat didaktike, si dhe diskutua rreth bashkëpunimeve e takimeve të ardhshme.