Kërkime Shkencore

“Kurrikula dhe sfidat e arsimit parauniversitar”

Universiteti “Eqrem Çabej” - Gjirokastër & Shoqata “Psikologët Shqiptarë” - Shqipëri


Me datën 24-25 Nëntor 2017 në Universitetin “Eqrem Çabej” në Gjirokastër është zhvilluar Konferenca Shencore Kombëtare me titull: “Kurrikula dhe sfidat e arsimit parauniversitar”.
Nga stafi i Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, në këtë konferencë morën pjesë: Dr. Natalina Hoti, Drejtoreshë e Qendrës Universitare të Gjuhëve me të njëjtin emër, ku paraqiti kumtesën me titull: Marrëdhënia docent-student: ndërveprim i vazhdueshëm në nxënien e gjuhës së huaj” dhe Msc. Elona Mëhilli (Kolaj), pedagoge e Gjuhës Angleze me kumtesën me titull: “Komunikimi në gjuhë të huaj – sfidat e menaxhimit të klasës”.