Kerkime Shkencore

Tumore ose nga ndërhyrjet mjekësore të diagnostikuara gjatë trajtimit të sëmundjeve. Dhimbja akute është zakonisht e shkaktuar nga trajtime onkologjike ndërsa ajo kronike mund të shkaktohet nga trajtimet kundër kancerit.

Tumori mund të shkaktojë dhimbje duke irrituar ose dëmtuar nervat, duke aktivizuar fibra specifike nervore të quajtura nocisektor, ose duke lëshuar substanca kimike që i bëjnë ata të ndjeshëm ndaj stimujve, të cilëve normalisht, nuk do t’i përgjigjeshin. Radioterapia dhe kimioterapia janë shembuj të trajtimeve që ndonjëherë shkaktojnë një dhimbje të vazhdueshme edhe pasi kanceri është shëruar. Rreth gjysma e pacientëve onkologjik ndjejnë dhimbje. Është shumë e zakonshme në statin përfundimtar të sëmundjes. Dhimbja mund të eleminohet ose të kontrollohet ne 80 – 90% të rasteve me përdorimin e ilaçeve ose sistemeve të tjera, por pothuajse një në dy pacientë nuk merr medikamentin optimal. Udhëzuesit për përdorimin më të mirë të ilaçeve për kontrollin e dhimbjes onkologjike janë publikuar nga Organizata Botërore te Shëndetit (OMS) dhe nga organizata të tjera mjekësore kombëtare dhe ndërkombëtare. Profesionistët në fushën shëndetësore kanë detyrimin etik të sigurohen, atëherë kur është e mundur, që pacientët të informohen për rreziqet dhe përfitimet e lidhura me opsionet për manaxhimin e dhimbjes. Një manaxhim i dhimbjes ashtu si duhet mund të zgjasë lehtësisht jetën e një pacienti me sëmundje të pashërueshme.

Shkarko