Kerkime Shkencore

Paraliza cerebrale e fëmijërisë është një nga kapitujt më të rëndësishëm nga sëmundjet neurologjike të fëmijërisë, (një rast të ri çdo 500 lindje). Duke pasur parasysh efektet e ndryshme që PCI-ja ka në çdo fëmijë (faktorët personalë, faktorët e mjedisit, format klinike patologjitë e bashkërendura, komplikimet e mëvonshme), sa për ta konsideruar sëmundje multi- sistematike ka pak prova shkencore mbi efektivitetin e trajtimit fizioterapik.

Sipas pjesës më të madhe të autorëve, nuk ekziston një trajtim specifik i mirëfilltë për të gjitha format e paralizave cerebrale të fëmijërisë, megjithëse ekziston aktualisht, një numër i madh metodash reabilitative. Studimi ka si qëllim përfitimin nga literatura dhe, nga eksperiencave klinike e fizioterapistëve, instrumentet e ndërhyrjeve fiziterapeutike dedikuar fëmijës së prekur nga Paraliza Cerebrale e Fëmijërisë. Këto instrumenta janë të lidhur me objektiva të përcaktuara sipas moshës së  përcaktuar nga Udhëzuesi për Paralizën Cerebrale të Fëmijërisë. Janë dokumentuar gjashtë raste klinike duke përdorur një skedë vëzhgimi të bazuar në klasifikimin ndërkombëtar të funksionalitetit të paaftësive dhe të shëndetit (ICF), e përpunuar dhe e përshtatur në Masterin e nivelit të parë “Fizioterapia Pediatrike”. Instrumentet janë përshkruar nëpërmjet check-list-it të trajtimit fizioterapeutik të paraqitura në një studim besueshëm të kryer gjatë Masterit të nivelit të parë në “Rehabilitimin e fëmijëve dhe metodologia e kërkimit” të Universitetit të Modenës në Rexhio Emilia i publikuar së fundmi.

OBEJKTIVAT: Të përshkruhen instrumentët e përdorur pranë Shërbimit Fizioterapeutik Pediatrik, ASL 4 Prato, të lidhura me literaturën shkencore.

MATERIALE DHE METODA Studimore vëzhguese. Në këtë studim vëzhgues përshkruhet rrugëtimi rehabilitues i gjashtë fëmijëve të prekur nga Paraliza Cerebrale e Fëmijërisë, të moshës nga 18 muajsh deri në 8 vjeç, mes nivelit II – IV të Gross Motor Function Measure (GMFCS), përgjegjës pranë Shërbimit Fizioterapeutik Pediatrik të Njësisë Funksionale të Shëndetit Mendor Fëmijëri dhe Adoleshencë (UFSMIA), Azienda Usl 4 di Prato. Dokumentacioni u vu në zbatim duke ndjekur procesin fizioterapeutik në fushën pediatrike. Përshkrimi i rasteve u krye sipas përbërësve të përshkrimit bazuar në Klasifikimin Ndërkombëtar të Funksionimit të Paaftësisë dhe të Shëndetit (ICF) me skedën e vëshgimit bazuar në klasifikimin ndërkombëtarë të funksionimin të paaftësisë dhe të shëndetit (ICF), përpunuar e përshtatur në Masterin e Nivelit të parë të Fizioterapi Pediatrike. Objektivat janë përcaktuar në bazë të shkallëve të moshave sipas Udhëzuesit për Paralizën Cerebrale. Instrumentet janë përshkruar nëpërmjet check-list-it të trajtimit fizioterapeutik të fëmijës me PCI. U krijua një një tabelë me dokumenta, duke integruar skedën e vëzhgimit ICF me check-list-in për trajtimin fizioterapeutik.

 

Shkarko