Evente/lajme

Kursi i BLSD - Arresti kardiak 

Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, në datat 10-11 korrik 2015, zhvilloi kursin e parë teoriko-praktik dhe interaktiv Basic life support (BLS-D) me temë: “Arresti kardiak”. Kursin e drejtoi Prof. Filadelfo Coniglione, mjek anestezist-reanimator dhe profesor pranë Universitetit të studimeve “Tor Vergata” të Romës dhe Universitetit Katolik ZKM. Morën pjesë mjekë, stomatologë, infermierë, farmacistë, fizioterapistë.

Ky kurs është i pari i këtij lloji në Shqipëri që u zhvillua në mënyrë interaktive, falë përdorimit të një manekini me funksione jetësore të Qendrës sonë të Avancuar të Simulimit. Pjesëmarrësit u përfshinë si protagonistë në një skenar mjekësor, duke përvetësuar jo vetëm njohuri dhe informacione bashkëkohore të bazuara në protokollet ndërkombëtare, por edhe kompetenca praktike  për ndërhyrje në raste emergjence. Feedback-u i kursit ishte pozitiv për të gjithë pjesëmarrësit, duke e konsideruar këtë jo vetëm një eksperiencë efikase, por edhe një mundësi më shumë për të ulur  probabilitetin e gabimit në mjekësi dhe të rriskut klinik. Pas këtij kursi të parë, pjesëmarrësit shprehën  nevojën  për të zhvilluar kurse dhe raste të tjera klinike të emergjencës shëndetësore.

Prezantimi i kursit

Arresti kardio-cirkulator është një ngjarje shumë e rëndë dhe e paparashikueshme që kërkon strategji të trajtimit të përcaktuara mirë për të dy rastet si në spital ashtu edhe jashtë në territor. Organizmat ndërkombëtarë si International Liaison Committee on Resuscitation (ILCOR) dhe filialet Evropiane, angazhohen çdo vit, për të nxjerrë udhëzime universale të zbatueshme, në bazë të evidencave mjekësore shkencore të raportuara në literaturën e fushës. Qëllimi është të ulet niveli i vdekshmërisë për shkak të kësaj ngjarjeje, si dhe t’u vihen në dispozicion instrumente të vlefshme teorike dhe praktike operatorëve kompetentë.

 

Kursi u realizua sipas udhëzimeve të ILCOR,  për t’i trajnuar pjesëmarrësit me norma të vlefshme dhe të aplikueshme në mënyre universale, si në ambient shëndetësor, ashtu edhe në terren.

Faza e Parë

U përqëndrua në njohuritë teorike, me ligjërata të cilat u trajtuan në detaje:

- Arresti  kardio-circulator: Përkufizimi, epidemiologjia, Pathophysiology, diagnoza, terapia.

- Pajisjet dhe medikamentet

- Manovrat e rianimimit bazë (BLSD):  zbatimi i manovrave në mjedisin brenda dhe jashtë spitalit.

Faza e dytë

Pjesëmarrësit e kursit punuan në një manekin dedikuar rianimimit dhe jo vetëm. Manekini është multimedial dhe dinamik dhe lejon kontrollin njëkohësisht të funksioneve fiziologjike, hemodinamike dhe të rrugëve të frymëmarrjes. Mundësia për të ndryshuar këto parametra në kohë reale e bën këtë përvojë jashtëzakonisht efikase.

Faza e tretë  

Aplikimi i testit mbi njohuritë e përfituara, si dhe zgjidhja konkrete e një rasti klinik gjithmonë të tipit “skenar”.

Karakteristikat  e manekinit dhe e rrugëve të tij të frymëmarrjes

•     Bebja e syrit e ndryshueshme normale, e dilatuar dhe e kontraktuar

•     Intubim endotrakeal

•     Intubim nasotrakeal

•     Intubim dixhital

•     Intubim i rrugëve ajrore orofaringeale dhe nasofaringeale

•     Aftësia për të maskuar ventilimin dhe topin

•     Intubacion retrograd me fibroskop

•     Vendosja e maskës laringeale

•     Jet për ventilim transtrakeal

•     Kricothyrotomy kirurgjikale me ago

•     Teknikat e aspirimit

•     Rrugët ajrore të bllokuara

•     Pneumatoraks dekompresion dhe intubim i toraksit

•     Edemat e gjuhës

•     Auskultim ne stomak për të verifikuar vendosjen tubit

•     Iperekstension të kokës / ngritjen e mjekrës

•     Subluksacion i mandibulës

•     Frymëmarrje spontane e simuluar

Aftësitë për të administruar qarkullimin e gjakut dhe të ilaçeve IV

•     Artikulim të krahut IV me lëkurë që zëvëndësohet, dhe me një sistem venoz për infuzion që të mundësohet dhënia e terapisë endovenoze periferike dhe kujdesi  i saj.

•     Vendet e posaçme për injeksion poshtë lëkurës dhe intramuskul.

•     Këmbë për injeksion në kockë, për mobilizim, ( IO) tibiale (tibia proksimale).

SIMpad zemre

•     Ritmi kardiak

•     Kompresion manual i toraksit

•     Ritmet e programueshme

•     Algoritmet bazë të skenarit të programueshme për kontroll të instruktorit

•     EKG 3 deri 4 derivacione, stimulim, defibrilim me përdorimin e pajisjeve standard

 

•     Stimulimi (pacing) me programim kohor

Presioni i gjakut / Pulsi

•     Krah i artikulueshëm për matjen e presionit të gjakut për auskultim dhe palpim

•     Tingulli Korotkoff

•     Presioni sistolik dhe diastolik mund të impostohen individualisht

•    Gap dëgjues

•     Pulsim karotide bilateral dhe pulsim brakial dhe radial për matjen e presionit të gjakut

•     Puls i sinkronizuar me EKG të programueshme

•     Intensiteti i presionit të gjakut varet nga presioni aktual

Tinguj

•     Ngjarjet e evidentuara nga sensorët përfshijnë:

•     Rrugët e frymëmarrjes të lira nëpërmjet iperekstensionit të kokës/ ngritja e mjekrës dhe subluksacioni mandibulës

•     Verifikon pulset

•     Frymëmarrje e sapo filluar/ ndërpritet

•     Kompresione të sapo filluara/ ndërpriten 

•     Defibrilim

•     Stimulim (pacing) 

•     Ngjarje të improvizuara për regjistrimin e objektivave të marrjes së njohurive

•     SimDesigner për krijimin dhe modifikimin e skenarëve të përcaktuar dhe të para-programuar. 

 

•     Regjistrimi i ngjarjeve dhe skenave gjatë praktikës mund të ruhet dhe shkarkohet për vlerësimin debrifing post-simulimi.