Evente/lajme

Qendra Spitalore “Schön” në Mynih të Gjermanisë punëson 6 Alumni (ish studentë) të Programit të Studimit në Infermieristikë, UKZKM. Fituesit e pozicionit të infermierit në Gjermani janë: Marinela Tirtja, Martilda Kurti, Aspasi Bizhoti, Iliada Haxhillari - diplomuar në UKZKM, Tiranë dhe Esmeralda Xeka, Ledjo Jonuzanj – diplomuar në UKZKM,  Elbasan.

Punësimi si infermierë në Gjermani bëhet i mundur vetëm për shkak se diploma që lëshohet nga Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” është e vlefshme në Bashkimin Europian, si dhe duke u bazuar në cilësinë e lartë të të diplomuarve në UKZKM, dega e Infermieristikës në Tiranë dhe Elbasan. Ky proçes u realizua me ndihmën e zyrave të Job Placement dhe Qendrës Universitare të Gjuhëve të UKZKM.

Klinika Spitalore gjermane siguron dhe ndjek për të përzgjedhurit procedurat në vazhdimësi, që nga pajisja me vizë pune, kontratë të rregullt pune sipas Kodit gjerman të punës, formim profesional gjatë muajve të parë, deri tek akomodimi. Gjithashtu, kjo klinikë do t’u mundësojë falas kurset në vijim për përvetësimin e gjuhës gjermane.

Përgjatë vitit të fundit, spitale në lande të ndryshme të Gjermanisë kanë punësuar infermierë të dalë nga auditorët e UKZKM-së.

I urojmë shumë suksese Alumni të UKZKM-së, që do të fillojnë eksperiencën e tyre të pare të punës si infermiere në Gjermani!