Master i Shkencave/Master Profesional


Informacione të përgjithshme

Programi i Studimit në Farmaci (DIND), ka një kohëzgjatje prej 5 vitesh akademike në përfundim të së cilës parashikohet përftimi i 300 krediteve universitare (ECTS).

Ky cikël studimesh zhvillohet në bashkëpunim me Departamentin e Shkencave Farmaceutike të Universitetit të Barit ‘’Aldo Moro’’, UNIBA. Cikli i studimeve në Farmaci, në përfundim të të cilit jepet titulli i përbashkët ‘Doktor në Farmaci’ nga të dy universitetet, Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” dhe UNIBA, është autorizuar dhe akredituar nga të dyja Ministritë kompetente në 2017. 


Frekuenca e lëndëve është e detyruar në masën 67% (2/3 e orëve mësimore për çdo lëndë). Lëndët e të gjithë ciklit 5-vjeçar të studimit, janë gjithsej 28. Leksionet zhvillohen në gjuhën italiane nga profesorë italianë të Unversitetit partner si edhe nga stafi i departamenteve të Fakultetit të Farmacisë.  Në përfundim të studimeve, parashikohet përgatitja e një teme diplome përshkruese ose eksperimentale që zhvillohet në laboratoret e kërkimit të departamenteve të të dy universiteteve, për një periudhe 6-mujore. Në vitin e pestë të studimeve, studentët kryejnë një praktikë profesionale 6 mujore, të ndarë midis Shqipërisë dhe Italisë, në farmacitë e rrjetit të hapur.


Në përfundim të ciklit të studimeve, studenti pajiset me një diplomë të përbashkët midis Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” dhe Universitetit të Barit “Aldo Moro” e cila së bashku me dhënien e provimit të shtetit, i mundëson të diplomuarit ushtrimin e profesionit të farmacistit jo vetëm në Shqipëri por edhe në Itali dhe në të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Evropian.


Diploma e lëshuar garanton njëkohësisht ndjekjen e programeve të ciklit të tretë të studimeve, si p.sh Doktorata si brenda edhe jashtë vendit.

Stafi i tre departamenteve në Fakultetin e Farmacisë përkatësisht (Departamenti i Shkencave Farmaceutike, Departamenti i Teknologjive Kimiko-Farmaceutike dhe Biomolekulare dhe Departamenti i Analizës Kimiko-Toksikologjike dhe Farmakologjike të barnave), përbëhet nga profesorë shqiptarë dhe italianë. 


Objektivat specifike të formimit profesional 


Objektivi specifik i formimit profesional të studentit në Fakultetin e Farmacisë është përgatitja e një personeli të kualifikuar i pajisur me njohuri teorike dhe praktike në fushën e kimisë, biologjisë, shkencave farmaceutike, teknologjike dhe fiziopatologjike, farmakologjike, toksikologjike dhe legjislative, gjë e cila i mundëson të diplomuarve të përballen me të gjithë sekuencën komplekse që nga projektimi strukturor; në prodhim, tregtim dhe përdorim të saktë e të kontrolluar të barnave sipas ligjeve në fuqi. Njohuritë kimike, biologjike dhe bioteknologjike ndërthuren me njohuritë e farmaekonomisë, farmakovigjilancës dhe legjislacionet kombëtare që rregullojnë aktivitetin e sektorëve të ndryshëm. 

Programi i studimit në Farmaci ka për qëllim t’u japë studentëve një përgatitje shkencore të avancuar në fushën shëndetësore dhe të formojë një figurë profesionale që do të jetë ekspert i ardhshëm i barnave dhe i përdorimit të tyre duke qënë një urë lidhëse midis pacientit, mjekut dhe gjithë strukturave të tjera shëndetësore. 

Fakulteti i Farmacisë u jep gjithashtu studentëve mundësinë e studimit të të paktën një gjuhe tjetër të Bashkimit Evropian, përveç gjuhës italiane. 


Programi i studimit Cikli i Tretë (Doktoratë) në Fakultetin e Farmacisë, ‘Shëndet Publik, Diagnozë molekulare e sëmundjeve infektive dhe Farmakovigjilancë’

Objektivi kryesor i Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” është ai i të përgatiturit të ekspertëve në sektorin e shëndetit publik. Në dy dekadat e fundit, në Shqipëri, në qytetet kryesore, është vërejtur një rritje e densitetit të popullsisë dhe mbi të gjitha një rrritje e ndjeshme e ndotjes ambientale. 

Ky fakt, ka rritur sensibilitetin dhe monitorimin e institucioneve shtetërore shqiptare. Sipas këtij konteksti, Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, nëpërmjet këtij projekti, synon të japë ndihmesën për të përmirësuar shërbimin për shëndetin publik shqiptar, nëpërmjet një formimi profesional të përshtatshëm. 

Koordinatore e Programit të Studimit

Dott.ssa Erjola Bej
Tel: +355 4 2273 290
Fax: +355 4 2273 291

E-mailQuesto indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo. 

                    Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

 

PLANI STUDIMIT