Master i Shkencave/Master Profesional

Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të mirë”, me Vendim nr.433, datë 12/11/2015 të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, hap për vitin akademik 2015-2016 Masterin Profesional i nivelit të parë “Ngritje dhe zhvillim i Sipërmarrjes në sektorin e Turizmit”.
Program i studimit është fryt i një bashkëpunimi mes Universitetit Katolik ZKM dhe Universitetit të Bolonjës “Alma Mater Studiorum”.
Masteri do të ketë kohëzgjatje një vit akademik (dy semestra) dhe iu drejtohet të rinjve shqiptarë me formim ekonomiko-juridik dhe sipërmarrësve potencialë, kompetenca të përgjithshme dhe specifike me bazë kulturën sipërmarrëse për ngritjen e sipërmarrjeve me përmasa të vogla e mesatare, dhe në sektorin e turizmit.

Shkarko shpalljen tek zeri i Masterit profesional Master profesional në “Ngritje dhe zhvillim i Sipërmarrjes në Sektorin e Turizmit”