Master i Shkencave/Master Profesional

Ekonomi dhe Menaxhim

Masteri Shkencor është një vazhdim i studimeve pas Ekonomi Biznesi dhe parashikon një zgjatje 2-vjeçare dhe marrjen e 120 krediteve formuese (ECTS). Qëllimi i Masterit Shkencor i Nivelit të Dytë është të mundësojë një specializim të njohurive dhe aftësive për formimin e menaxherëve dhe drejtuesve. I diplomuari në master, mund të futet në tregun e punës me një formim të një niveli të lartë ose nëpërmjet studimeve kërkimore në doktoratë.

Objektivat formues

Masteri në Ekonomi dhe Menaxhim është menduar për të ofruar studime të specializuara të orientuara për formimin e subjekteve të aftë për të hyjnë në tregun e punës me funksione menaxheriale. Procesi formues synon përvetësimin e njohurive të forta për të përmbushur rolet dhe funksionet strategjike ose përgjegjësitë drejtuese dhe organizuese në sektorin publik dhe/ose privat si dhe kompetenca specifike që lejojnë zhvillimin e një vizioni sistematik dhe të integruar e problemeve menaxhuese të organizimit ekonomik. Programi i Studimit synon, nëpërmjet një qasjeje ndërdisiplinore, të formojë figura profesionale me aftësitë dhe njohuritë e nevojshme për të marrë vendime në kontekste pasigurie, duke marrë parasysh logjikën ekonomike dhe strategjike.

Mundësi Punësimi

Të diplomuarit në Ekonomi dhe Menaxhim mund të punësohen në kompanitë që veprojnë në prodhimin e mallrave dhe shërbimeve, në supermarkete dhe tregun me pakicë, në sektorin e bankave dhe sigurimeve, në kompanitë që ofrojnë shërbime publike (drita, ujë, gaz, transport etj.), dhe në përgjithësi në ato të shërbimeve. Veçanërisht, në sektorin publik, mundësitë profesionale lidhen me të gjitha strukturat qëndrore dhe periferike të administratave publike.

Tarifa vjetore – 2.334,00 euro 

Kandidatët, shtetas të Shqipërisë, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë dhe Bosnje - Hercegovinës, që regjistrohen për herë të parë në vitin akademik 2019 - 2020, në vitin e parë të programit të studimit përfitojnë një bursë studimi prej:

 

  •  50% të gjithë tarifës vjetore për programin e studimit në Ekonomi Biznes, kur kanë një notë mesatare të shkollës së mesme nga 9.00 - 9.99, dhe
  •  80% të të gjithë tarifës vjetore të studimit kur kanë një notë mesatare të shkollës së mesme 10.00. 

 

Tarifa e mësipërme përbën tarifën e plotë vjetore dhe studenti nuk paguan asnjë pagese shtesë në rastet kur duhet të mbrojë dhe/ose përsërisë provimin

PLANI STUDIMIT