Master i Shkencave/Master Profesional

Informacione të përgjithshme rreth programit të studimit.

Programi i Studimit në Arkitekturë vjen si një cikël i integruar 5-vjeçar (300 ECTS). Mësimdhënia zhvillohet në gjuhën italiane nga profesorët ekselentë të partnerit akademik, Universitetit të Firences, vatra e kulturës italiane.
Programi i Studimit parashikon praktika mësimore dhe profesionale pranë studiove më të njohura të arkitekturës, në Shqipëri dhe jashtë vendit.
Në përfundim të studimeve lëshohet një diplomë e dyfishtë “Master i Shkencave në Arkitekturë”, e vlefshme në Shqipëri, Itali dhe në vendet anëtare të Bashkimit Evropian, në përputhje me Dekretit nr. 2013/55/UE.
I diplomuari ka kualifikimet e nevojshme për të marrë titullin e Arkitektit Senior dhe është i përgatitur të lëvrojë në sektorët e projektimit, urbanistikës, design-it, teknologjisë, restaurimit dhe rikualifikimit të ambjenteve ekzistuese.

Karriera profesionale

Figura profesionale e arkitektit, fryt i bashkërendimit të njohurive teorike, shkencore dhe praktike gjatë ciklit 5-vjeçar, është një figurë ndërlidhëse e disiplinave të ndryshme të fushës, si dhe aspekteve sociale, kulturore, historike, ekonomike me ato projektuese, teknologjike e restauruese. Profesionisti merr aftësinë të analizojë në këndvështrim bashkëkohor qytetin, territorin, vlerat monumentale, historike dhe mjedisin.
Në mbarim të ciklit unik 5-vjeçar Arkitekti Senior luan një rol aktiv në shoqëri si:
•    projektues si profesionist autonom ose i asociuar;
•    pjesë e stafit drejtues e koordinues në institucione publike dhe private;
•    pjesë e sipërmarrjeve që lidhen me fushat e ndryshme të arkitekturës;
•    përgjegjës ose supervizor i proceseve dhe fazave të ndryshme të projektimit, realizimit, restaurimit, design-it industrial, planifikimit urban dhe të territorit.
Përfundimi i Programit Master i Shkencave mundëson vazhdimin e karrierës akademike dhe kërkimore nëpërmjet ciklit të Doktoratës në të gjitha fushat e Arkitekturës.

Tarifa vjetore – 3.707,00 Euro

Kandidatët, shtetas të Shqipërisë, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë dhe Bosnje - Hercegovinës, që regjistrohen për herë të parë në vitin akademik 2019 - 2020, në vitin e parë të programit të studimit përfitojnë një bursë studimi prej:

  •  50% të gjithë tarifës vjetore për programin e studimit në Arkitekturë, kur kanë një notë mesatare të shkollës së mesme nga 9.00 deri në 9.99, dhe 
  • 80% të të gjithë tarifës vjetore të studimit kur kanë një notë mesatare të shkollës së mesme 10.00.

Tarifa e mësipërme përbën tarifën e plotë vjetore dhe studenti nuk paguan asnjë pagese shtesë në rastet kur duhet të mbrojë dhe/ose përsërisë provimin.

Koordinatore e Programit të Studimit

Klenisa Galica

  • Tel: +355 4 2273290
  • Fax: +355 4 2273291
  • E-mail: cQuesto indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

 

Dekani 

Prof. Fabio Capanni (CV) 

Elenco Pubblicazioni_180131.dotx

PLANI STUDIMIT