Orientimi dhe Karriera

Orientimi dhe Karriera

Këshillimi dhe orientimi për karrierën

Zyra e Këshillimit të Karrierës, pjesë e Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, luan rol parësor në përforcimin e lidhjeve midis tregut të punës dhe të diplomuarëve. Zyra i ofron studentëve mundësinë të zgjedhin rrugën e duhur profesionale dhe të bëjnë hapat e nevojshëm, për të zhvilluar më tej karrierën e tyre, falë “Marrëveshjeve të Bashkëpunimit”, që UKZKM ka nënshkruar me institucione të ndryshme.

Së fundmi janë nënshkruar marrëveshje të reja, me Intesa San Paolo Bank, Deloitte Albania dhe Confindustria Albania.

Shërbimet e ofruara nga Zyra e Këshillimit të Karrierës janë:

  • Orientimi profesional gjatë ciklit universitar (praktika profesionale, etj)
  • Identifikimi i vendeve të lira të punës dhe mundësive të aplikimit
  • Studentët asistohen në përgatitjen e CV-së , letrës motivuese dhe rregullat e intervistimit
  • Konsultimi, për sa i përket mënyrës së kërkimit dhe aplikimit, për vende të lira praktikash
  • Organizimi i takimeve individuale ose në grup, të studentëve/diplomuarve me përfaqësues të kompanive, për drejtimet e karrierës dhe mundësitë profesionale
  • Informacion rreth tregut të punës dhe profesioneve më të kërkuara
  • Informacion për mundësitë e arsimimit të mëtejshëm: kurse studimi dhe aftësimi profesional

Dyer të hapura në UKZKM

Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” hap çdo vit dyert me qëllim informimin e nxënësve të shkollave të mesme mbi jetën universitare, si dhe për t’i ardhur në ndihmë përmes këshillimit që të bëjnë zgjedhjen e duhur për studimet e larta, duke nxjerr në pah aftësitë e tyre.

Lexo më shumë

Universiteti Katolik ZKM në panairin “Studiare in Italia”

37 institucione akademike italiane si Universitete, Akademi të Arteve dhe Konservatorë prezantuan programet e studimit në panairin “Studiare in Italia”, më 24 mars në Tiranë. Në këtë event të organizuar nga Instituti Italian i Kulturës, nën kujdesin e Ambasadës Italiane në Tiranë, ishte i pranishëm edhe Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”.

Lexo më shumë

Këshillimi i karrierës- pse të zgjedhësh UKZKM!

Prioriteti ynë është që të formojmë studentë të kualifikuar dhe të gatshëm për tregun e punës. Përmes proçesit të këshillimit të karrierës, maturantët njihen më nga afër me programet e studimit që ofron Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”.

Lexo më shumë